Një vajzë e mitur është dhunuar në Çagllavicë.
Rastin në Polici e ka raportuar nëna e saj.
Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
“Çagllavicë 20.02.2023 – 20:30. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj e mitur është përdhunuar nga një i dyshuar mashkull kosovar. Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online