Një grua në Fushë Kosovë ka njoftuar policinë se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar.
Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 25.11.2022 – Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online