Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se ka arrestuar një burrë të dyshuar se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur.
Siç bën të ditur policia, rasti fillimisht ishte raportuar për zhdukjen e vajzës së mitur.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekësor.
“Viti 26-28.10.2022 – NN. Në lidhje me rastin, me 28.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka shfrytëzuar seksualisht viktimën femër kosovare e mitur. Rasti fillimisht ishte raportuar si person i zhdukur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është dërguar në IML për ekzaminim mjekësor. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online