Është arrestuar një burrë në Podujevë pasi dyshohet se ka dhunuar një të mitur.
Policia njoftoi se viktima është në ekzaminimin mjekësor.
“Podujevë 27.10.2024-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje, ndërsa viktima në ekzaminim mjekësor”, njoftoi Policia përmes raportit 24-orësh. /FrontOnline/