×
  • Kronika
  • Kronika

    Dhunoh*et një 14 vjeçare në Prishtinë, i dyshuari raportohet se është 58 vjeç

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Në raportin 24 orësh të së hënës, Policia e Kosovës njoftoi se një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim” dhe nuk dha detaje tjera.

    “DHUNIM- Prishtinë 05.04.2025-12:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer vepën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërgohet në mbajtje.”

    Mediat po raportojnë se viktima e këtij rasti është e mitur, më saktësisht 14 vjeçare. Sipas Sinjalit ajo dyshohet se u dhunua nga një 58 vjeçar me inicialet J.G.

    Rastin në Polici e ka raportuar babai i viktimës. Ai dyshohet se për për një vit, në vende të ndryshme të Prishtinës, e ka dhunuar seksualisht të miturën.

    Sipas deklaratës të viktimës, rasti i fundit i dhunimit ndaj saj dyshohet se ka ndodh më 5 prill. Atë ditë, dyshohet se 58-vjeçari, e ka çuar 14-vjeçaren në një motel të Prishtinës, ku edhe dyshohet se e ka kryer aktin e dhunimit seksual ndaj të miturës.

    58-vjeçari, pasi është arrestuar është shoqëruar në stacionin më të afërt policor ku është intervistuar nga hetuesit policorë.

    Nga Rubrika
    Kronika30 Prill 2025
    Gjatë ditës është raportuar i zhdukur 10-vjeçari Aurel Krasniqi nga Fushë Kosova. Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës...
    Kronika30 Prill 2025
    Një dëmtim  ka ndodhur tek vetura e U.D drejtorit të QKUK-së, Osman Hajdari , rasti ka ndodhur në parking të QKUK-së raporton...
    Kronika30 Prill 2025
    Një person është arrestuar dje në Leposaviq pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 16 fara të...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2025
    Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftim për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër nga ora 10:00. Kjo do të...
    Lajme30 Prill 2025
    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se ka realizuar projektin për parandalimin, kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes Ethet...
    Lajme30 Prill 2025
    Komuna e Juniku është renditur në mesin e komunave më transparente në nivel të Kosovës bazuar në vlerësimin e bërë nga KDI...
    Vip30 Prill 2025
    Ditën e sotme (e mërkurë) shënohet një ditë mjaft e veçantë për Kiara Titon dhe Luiz Ejllin. Kjo pasi vajza e tyre,...
    Lajme30 Prill 2025
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren për veprën penale...
    Lajme30 Prill 2025
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shijuar një kafe nën rrezet e diellit në rrugën në mes Prishtinës dhe Mitrovicës. Ambasada...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.