Një mashkull kosovar është arrestuar pas një mosmarrëveshje me vëllain e tij pasi ky i fundit e ka kanosur me thikë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës , ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 10:00 , në Prishtinë.
Siç thuhet në raport , viktima është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka kanosur me thikë vëllaun e tij viktimën mashkull kosovar. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”