Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për dhunë në familje.
Sipas komunikatës, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pastaj ka pranuar tretman mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Front Online