Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe suspenduar një tjetër zyrtar policor për veprën “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
IPK’-a ka bërë me dije se hetimi kishte filluar kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (vide-incizim) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.
Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi që IPK-ja kishte arrestuar edhe një zyrtar policor të dyshuar më 28.01.2021.
“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në komunikatë.
Komunikata e plotë:
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar sot një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë).
Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. I njëjti ishte suspenduar ditë më herët me rekomandim të IPK-së.
Hetimi kishte filluar nga IPK kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (vide-incizim) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.
Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi që
IPK-ja kishte arrestuar edhe një zyrtar policor të dyshuar më 28.01.2021.
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës./FrontOnline/