Ndeshja e javës së 24-t e Ligës së Dytë mes Fushë Kosovës dhe Vjosës nuk ka shkuar ashtu siç është dashur.
Në pjesën e dytë, ndeshja është ndërprerë pasi “shpërtheu” dhunë e madhe mes futbollistëve të të dyja skuadrave, shkruan FrontOnline.
Pas këtij rasti ka reaguar edhe trajneri i Vjosës, Erdin Hashani.
Në rrjetin social “Facebook”, Hashani ka shkruar mes tjerash: “Pse nuk ka drejtësi pa viktima?”.
Postimi i plotë i Hashanit në rrjetet sociale:
“Tash kur hine tifozat ne fushe edhe te sulmojne cka duhet ma shume? Me pas naj viktim ?
A duhet me pas viktima per me pas drejtesi?
Pse nuk ka drejtesi pa viktima !!!“.
E gjithë kjo nisi pas realizimit të golit të Fushë Kosovës nga penaltia, ndërkohë gjatë festës së futbollistëve vendas, kanë qenë futbollistët mysafir që kanë dashur ta nisin lojën nga mesi i fushës, por që janë ndalur nga gjyqtari kryesor Patriot Fazliu.
Futbollistët mysafir janë vërsulur në momentin e parë drejt gjyqtarit Fazliu, ndërkohë më pas janë përfshirë në një konflikt fizik me futbollistët e skuadrës vendase.
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=902023640620586&id=384521122370843
Në këtë mënyrë gjyqtari Fazliu ka sinjalizuar për pëfundimin e ndeshjes./FrontOnline/