×
  • Kronika
  • Kronika

    Dhuna në familje, tetë raste për 24 orë

    FrontOnline
    17 Janar 2023

    Tetë raste të dhunës në familje, janë raportuar vetëm brenda 24 orëve.  Dy raste të dhunës janë raportuar në Prishtinë. Sipas raportit të Policisë, në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar mashkull, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërkaq po ashtu në Prishtinë është raportuar dhe një rast tjetër i dhunës. Por kësaj radhe viktimë ka qenë një mashkull, i cili ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij.  Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

    E viktimë e dhunës në familje, ka qenë dhe një femër në Fushë Kosovë, e cila ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    Edhe në Istog, është arrestuar një person, për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    E në Prizren është arrestuar një grua, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 13 vjeçar. E dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërkaq një rast tjetër i dhunës është shënuar dhe në Suharekë, ku një person është arrestuar pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Një rast i dhunës në familje është shënuar dhe në Pejë. Sipas raportit të policisë, është arrestuar  një burrë, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.  Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Ndërsa dhe në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar,  nën dyshimin se ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij.  Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor ka shkuar tek vëllai i saj. Po ashtu janë proceduar shkresat për urdhër mbrojtës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka rekomanduar që i dyshuari pas intervistimit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

    Nga Rubrika
    Kronika28 Dhjetor 2024
    Një burrë është arrestuar në Klinë, nën dyshimin se ka lënduar me mjetë të mprehtë një burrë tjetër, e po ashtu ia...
    Kronika28 Dhjetor 2024
    Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit gjatë ditës së premte. Sipas policisë, e ndjera ishte duke u trajtuar në...
    Kronika26 Dhjetor 2024
    Brenda 24 orëve në Kosovë, janë regjistruar 79 aksidente. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 19 aksidente u regjistruan me të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Gjykata Themelore në Strugë, me kërkesë të Prokurorisë Publike, ka konfiskuar pasaportën e kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në vitin 2024 kanë trajtuar rastet që lidhen me dukurinë e njohur si “Escorta”....
    Vip28 Dhjetor 2024
    Fitimi dhe Sara kanë pasur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin. Ndër të tjera, Sara dhe Fitimi folën për ushqimin, karrierën dhe...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Erion Veliaj i është përgjigjur përmes një postimi të gjatë në Facebook, kryedemokratit Sali Berisha, i cili nga selia blu deklaroi pak...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalë me informacion të rëndësishëm sa i përket votuesve të regjistruar jashtë Kosovës. Të gjithë shtetasit e...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vendosur sot gurthemelin e një çerdheje në Rekë-Vatë të Kaçanikut. Pavarësisht kësaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.