Rastet e dhunës në familje, janë rastet më të vështira për trajtim, në veçanti sfiduese janë ato kur kryerësit e saj janë personat me çrregullime mendore.
Kështu u tha në takimin përmbyllës të mbajtur në Prokurorinë Themelore në Prizren.
“Në këtë takim, thirrur dhe organizuar nga prokurorja dhe koordinatorja për rastet e dhunës në familje znj. Mehreme Hoxha, ishin të pranishëm prokurorja/koordinatore znj. Elfete Purova, udhëheqësi i Departamentit të Përgjithshëm prokurori z.Atnor Skoro, përfaqësues nga Policia e Kosovës për regjionin e Prizrenit, përfaqësues nga Qendra për Punë Sociale, përfaqësues nga Shërbimi Sprovues, mbrojtës të viktimave, si dhe përfaqësues nga OJQ”, shkruan në kumtesë.
Aty tutje bëhet e ditur se prokurorja Hoxha, njoftoi se në periudhën Janar – Nëntor 2024, Prokuroria Themelore në Prizren, ka pranuar 329 kallëzime penale, lidhur me veprat penale të dhunës në familje.