×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dhimbje stomaku pas konsumit të frutave? Njihuni me shkaqet dhe trajtimin

    FrontOnline
    25 Tetor 2024

    Frutat janë ato ëmbëlsira që mund t’i shijoni pa asnjë ndjenjë faji. Megjithatë disa individë ankohen se pas konsumit të frutave ndjejnë dhimbje stomaku.

    Shpjegimi më i mirë është ndjeshmëria ndaj fruktozës, llojit më të bollshëm të sheqerit tek frutat.

    Po ju njohim më tepër rreth simptomave, shkaqeve dhe se si të mund t’a trajtoni këtë problem shëndetësor.

    Simptomat e intolerancës ndaj fruktozës
    Sipas të dhënave rreth 40 % e njerëzve në mbarë botën kanë probleme me tretjen e fruktozës.

    Intoleranca ndaj fruktozës, ndodh kur qelizat e zorrëve nuk janë në gjendje të thithin siç duhet fruktozën.

    Kur frukoza arrin në zorrë, ajo ndërvepron me bakteret natyrale dhe mund të shkaktojë disa simptoma si: Dhimbje barku, fryrje, urth, diarre apo gazra.

    Këto simptoma zakonisht shfaqen dy orë pas konsumimit të frutave.

    Intoleranca e trashëguar ndaj fruktozës
    Megjithëse ndajnë simptoma të ngjashme, intoleranca e trashëguar ndaj fruktozës është një çrregullim më serioz që zakonisht zhvillohet në foshnjëri.

    Krahas simptomave të lartpërmendura, këta individë mund të përjetojnë edhe të përziera, të vjella dhe rënie të sheqerit në gjak.

    Ndërsa efektet e dëmshme në organizëm, përfshijnë dëmtimin e veshkave dhe të mëlçisë.

    Vazhdimi i konsumit të ushqimeve që me fruktozë mund të çojë në konvulsione, koma dhe vdekje nga dështimi i mëlçisë dhe veshkave.

    Shmangia e fruktozës tek frutat
    Nëse keni intolerancë të trashëguar ndaj fruktozës, ka të ngjarë të jeni tashmë të vetëdijshëm për këtë.

    Përveç kësaj, njerëzit me këtë gjendje zakonisht zhvillojnë një neveri për frutat dhe lëngjet e tyre, po ashtu edhe për ushqimet e tjera me fruktozë.

    Por nëse nuk keni intolerancë të trashëguar, ju mund të konsumoni fruta në varësi të nivelit tuaj të ndjeshmërisë dhe llojeve të frutave.

    Kjo sepse jo të gjithë njerëzit reagojnë ndaj fruktozës në të njëjtën mënyrë.

    Për të përcaktuar se sa fruta mund të konsumoni do t’ju duhet të bëni fillimisht disa eksperimente me to për të kuptuar se kë mund të hani dhe kë jo.

    Frutat që përmbajnë më shumë fruktozë janë: Mollët, rrushi, kivi, mango, dardha, kumbullat e thata dhe shalqiri.

    Frutat që janë më miqësore janë: Kajsitë, avokado, bananet, manafarrat, boronica, pjepri, qershitë, frutat agrume, nektarinat, pjeshkët, ananasi, kumbullat, mjedrat dhe luleshtrydhet

    Këshilla për konsumin e frutave
    Nëse nuk jeni të sigurt se cilat nga frutat dhe ushqimet do t’ju shkaktojnë probleme, provoni të hani në sasi p vogla.

    Nëse nuk keni simptoma, rrisni gradualisht sasinë që hani.

    Mos konsumoni më tepër se një deri në dy fruta në ditë.

    Zgjidhni fruta të freskëta ose të ngrira në vend të frutave të thara.

    Shoqërojini frutat me ushqime që mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve të fruktozës në zorrë.

    Ushqime të tjera që duhen shmangur
    Fruktoza nuk gjendet vetëm në fruta por edhe tek perimet dhe mjalti.

    Prandaj mund t’ju duhet gjithashtu të shmangni edhe produktet që në përbërje përmbajnë fruktozë.

    Nga Rubrika
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lifestyle20 Nëntor 2024
    Shumë baktere mund të grumbullohen në dhëmbë nëse higjiena orale nuk është adekuate A ka një kohë të mirë dhe një kohë...
    Lifestyle19 Nëntor 2024
    Edhe ata që ushtrojnë rregullisht mund të kenë një rrezik të shtuar të dështimit të zemrës dhe vdekjes kardiovaskulare si pasojë e...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet në shqyrtim të dytë buxheti për vitin 2025, Arben Gashi i LDK-së deklaroi...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar pas adresimit vjetor të presidentes, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës. Në adresimin e saj,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se në bazë të informacioneve që ka marrë nga deputeti Palë Lekaj...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se buxheti për vitin 2025 nuk duhet të hidhet farë në votim....
    Lifestyle21 Nëntor 2024
    Komunikimi është thelbësor për një lidhje të shëndetshme, por shpesh mënyra se si flasim bëhet problem, jo mungesa e fjalëve. Shprehja famëkeqe...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka vendosur një mesazh në foltoren e Kuvendit të Kosovës. “Fitore Pacolli 200 mijë euro, gratë e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.