×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dhimbja e kokës nga vapa, masa dhe kujdesi që duhet të tregoni

    FrontOnline
    30 Qershor 2022

    Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell.

    Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që shkaktojnë këtë problem.

    Më poshtë do të mësoni nga AgroWeb.org mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.

    Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli
    Një nga arsyet kryesore është koha që qendrojmë të ekspozuar në diell.

    Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga një dhimbje koke.

    Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajër i thatë e i nxehtë, dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë me diellin shkaktojnë dhimbje të forta koke.

    Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena, bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjelli një përkeqësim të gjendjes shëndetësore të tyre.

    Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit.

    Kur ne ecim në diell trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme.

    Këtij procesi i shtohet lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit.

    Të gjithë këto faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.

    Simptomat
    Disa nga shenjat që paralajmërojnë dhimbjen e kokës nga dielli AgroWeb.org i liston më poshtë:

    Dhimbje therëse e kokës

    Të përzierat

    Ndjeshmëri ndaj dritës

    Dhimbje e qafës

    Dehidratimi

    Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës
    Dhe pse qetësuesit janë të shumtë, dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbje koke.

    AgroWeb.org ju sjell disa metoda për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës.

    Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara

    Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer.

    Për personat që punojnë në mëngjes e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë.

    Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju parë dielli i fortë.

    Nëse do t’ju duhet të lëvizni dhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije.

    Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

    Merrni me vete një kapele

    Kur shkojmë në plazh, shumë nga ne bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele.

    Ajo bënë të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejt me rrezet e diellit.

    Njësoj si lëkura kë nevojë për kremin mbrojtës, dhe sytë duan përkujdesje.

    Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.

    Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie.

    Kur të ktheheni në shtëpi është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet.

    Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni.

    Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikoni direkt në sytë tuaj.

    Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të uli ënjtjen nga vapa. /AgroWeb.org

    * Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./Kosovarja

    Nga Rubrika
    Lifestyle28 Nëntor 2024
    Dashi Kjo do të jetë një ditë reflektimi për të lindurit e kësaj shenje. Ndoshta nuk i keni kaluar ende disa probleme...
    Lifestyle27 Nëntor 2024
    Me ardhjen e ditëve më të ftohta, shumë njerëz po pyesin se si temperaturat e ulëta ndikojnë në shëndetin, e veçanërisht në...
    Lifestyle26 Nëntor 2024
    Dhimbjet e kokës që shfaqen në mëngjes mund të kenë shkaktarë të ndryshëm. Ato mund të jenë rezultat i ndryshimit në fiziologjinë...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj thotë se ‘kryeministri Albin Kurti për Kosovën është me serb se Vuçiqi dhe Putini’. Haradinaj këtë deklaratë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë, sonte është zhvilluar ceremonia shtetërore e organizuar në Pallatin e Brigadave nga Presidenti Bajram Begaj....
    Sport28 Nëntor 2024
    FIFA ka konfirmuar përfaqësueset nëpër vazo për shortin e kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, ku Kosova gjendet në vazon e katërt....
    Lajme28 Nëntor 2024
    Derisa shkëmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë është i një niveli jo të kënaqur, qindra biznese nga Shqipëria janë pozicionuar mirë në...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, me rastin e 28 Nëntorit është i shoqëruar nga djali i Hashim Thaçit, Endriti. shihet në një...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde, tha se nuk duhet te fyhet klubi në të cilin Kosova do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.