Artistja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është duke shijuar pushimet së bashku me familjen dhe partnerin e saj, Anwar Hadid, në Meksikë.
Të njëjtit po kalojnë kohë të mirë e momente të këndshme, ndërsa nuk mungojnë as fotografitë e tyre të përbashkëta që kanë ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.
Disa të tilla së fundmi i ka publikuar edhe ish-frontmeni i grupit ODA, Dukagjin Lipa, i cili në mesin e shumë shkrepjeve pozoi edhe me të dashurin e Duas.
Në njërën nga imazhet, Anwar shfaqet duke bërë shqiponjën që tashmë është simboli i gjithë shqiptarëve.