Deva Cassel, vajza 17-vjeçare e Monica Bellucci, ka magjepsur si njohësit e modës ashtu edhe fansat e nënës së saj të famshme, me pamjen magjepsëse të saj. Bellucci postoi një fotografi të Deva-s në Instagram në shfaqjen e modës ‘Dior’ në Paris, dhe fotografia u pëlqye nga më shumë se pesëdhjetë mijë njerëz të cilët ishin të kënaqur me pamjen e saj.
Deva Cassel është duke modeluar me sukses për disa vjet, dhe shumë e gjejnë pamjen e saj që të kujton në mënyrë të parezistueshme nënën e saj.
“Ajo është po aq e bukur sa nëna e saj”, “Çfarë bukurie”, “Ajo është e bukur”, janë komentet poshtë fotografisë që Bellucci postoi në Instagram. Deva Cassel ndiqet nga më shumë se gjysmë milioni njerëz në të njëjtin rrjet social./FrontOnline/