×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Deutsche Welle: Trump po e bën Amerikën të hesht

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Zëri i Amerikës, Radio Evropa e Lirë, Radio Azia e Lirë: Këto media janë një zë qendror, i pacensuruar për qytetarët në shumë shteteve autokratike. Presidenti i SHBA-së tani u ka prerë paratë me dekret.

    Donald Trump u ka ofruar armiqve të Amerikës një “dhuratë masive” – ​​kështu e sheh Stephen Capus, drejtuesi i stacionit Radio Evropa e Lirë / Radio Liberty (RFI/RL) vendimin e fundit nga Shtëpia e Bardhë. “Ajatollahët iranianë, udhëheqësit komunistë kinezë, autokratët në Moskë dhe Minsk do të festonin shuarjen e Radios Evropa e Lirë pas 75 vjetësh. Dorëzimi i një fitoreje tek kundërshtarët tanë do t’i bënte ata më të fortë dhe Amerikën më të dobët.”

    Shkaku për deklaratën e zymtë ishte një urdhër ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë i datës 14 mars. Nën titullin “Vazhdim i Reduktimit të Burokracisë Federale”, tetë autoritete udhëzohet të reduktojnë aktivitetet dhe stafin e tyre në nivel minimal. Mes tyre Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM), përgjegjëse për transmetuesit e huaj të financuar nga qeveria. Ajo drejton ndër të tjera stacionin e Zërit të Amerikës (VOA) dhe financon zyrtarisht stacione të pavarura si RFI/RL dhe Radio Free Asia. Të gjithë tani janë të kërcënuar me mbyllje.

    Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Karoline Leavitt. Shtëpia e Bardhë po ushtron presion ndaj mediave private: në vend të korrespondentëve, qeveria tani vendos se kush ka qasje në Shtëpinë e Bardhë. Associated Press madje u ndalua krejtësisht për injorimin e urdhrave të Trump për të riemërtuar Gjirin e Meksikës. Fotografi: Andrew Harnik/ Getty/Images/AFP

    Reporterë pa kufij: Goditje e rëndë ndaj lirisë së shtypit

    Ndërprerja e më shumë se 60 programeve në gjuhë të ndryshme do të prekte miliona njerëz, veçanërisht në vendet ku qeveritë autokratike e pengojnë shtypin vendas të raportojë lirisht. “Kjo është me të vërtetë një goditje serioze për lirinë e shtypit,” tha Maren Pfalzgraf, drejtuese e Amerikës së Veriut dhe Jugut për seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi (RSF), në një intervistë për DW. “Vendimi prek miliona njerëz në mbarë botën, të cilëve u është dhënë informacion i pavarur nga transmetuesit e huaj amerikanë”.

    Shembulli Zimbabve: Një zë kritik hesht

    Çfarë do të thotë kjo konkretisht mund të kuptohet duke përdorur shembullin e Zimbabvesë. RSF e rendit këtë vend të Afrikës së Jugut në pozicionin e 116 në renditjen e lirisë së shtypit dhe ia atribuon renditjen e dobët, ndër të tjera, mbikëqyrjes arbitrare të telekomunikacionit, shpifjeve kundër opozitës në televizionin shtetëror dhe arrestimeve të rregullta të gazetarëve të pavarur. Në këtë  situatë të vështirë informacioni, Zëri i Amerikës ka transmetuar deri më tani në tre gjuhët më të rëndësishme: anglisht, Shona dhe Ndebele.

    Zotërimi i radiove me valë të shkurtra është i ndaluar në Zimbabve, frekuencat e transmetimit të stacioneve kritike ndaj qeverisë ndërpriten teknikisht. Prandaj Zëri i Amerikës mbetet si një burim i raportimit të pavarur. Fotografi: Tsvangirayi Mukwazhi/AP Photo/picture alliance

    Një gazetar nga Zimbabveja, i cili më parë ka punuar kryesisht për Zërin e Amerikës, i tha DW: “Media e kontrolluar nga qeveria ka injoruar deri tani çështje të tilla si të drejtat e njeriut, korrupsioni e kështu me radhë. Në mediat sociale, përfaqësuesit dhe mbështetësit e qeverisë brohorisnin gjatë fundjavës. Kjo tregon gjithçka se i rëndësishëm ka qenë Zëri i Amerikës deri më tani.”

    Donald Trump, Elon Musk und Kari Lake kanë perspektivën e tyre për VOA

    Përveç urdhrit ekzekutiv, Shtëpia e Bardhë lëshoi ​​një deklaratë me një titull që satirizonte emrin e Zërit të Amerikës: “Zëri i Amerikës Radikale”. Më tej thuhej, se urdhri siguron që “tatimpaguesit nuk duhet të paguajnë më për propagandën radikale”. Në një grumbullim linqesh thuhej se përfshiheshin provat e pretenduara për kritikat. Formulimi të kujton një postim të këshilltarit të Trump për uljen e burokracisë dhe efikasitetit, Elon Musk:  Në shkurt, ai i quajti Zërin e Amerikës dhe Radion Evropa e Lirë si “radikalë të majtë që flasin me veten e tyre duke djegur një miliard të taksapaguesve amerikanë”.

    Maren Pfalzgraf nga Reporterët pa Kufij tregon për Kari Lake, drejtuesen de-facto të USAGM nën Trump. “Ajo postoi në Twitter se donte të përhapte arritjet e Amerikës.  Kjo të le të kuptosh që ajo dëshiron të ushtrojë ndikim editorial dhe të përhapë perspektivat e saj në botë, pra ato të administratës Trump,” thotë Pfalzgraf.

    Kari Lake nuk është ende drejtuese e Zërit të Amerikës – por si e dërguar e posaçme, mbështetësja e Trump tashmë ka dorë të lirë. Fotografi: Brian Snyder/REUTERS

    Administrata Trump pezulloi nga puna më shumë se 1300 punonjës të Zërit të Amerikës gjatë fundjavës, urdhër që hyri në fuqi menjëherë. Një gazetare aziatike që kishte punuar më parë në selinë qendrore në Uashington tha për DW se rreth 550 gazetarë ishin pushuar nga puna në fund të muajit. “Shumë nga këta 550 gazetarë nuk janë shtetas amerikanë, por janë në SHBA me viza trajnimi dhe duhet të largohen nga vendi”, shkruan ajo për DW. Ajo tha se ishte e zemëruar, e trishtuar dhe thellësisht e shqetësuar për situatën: “Lajmet neutrale, objektive, të sakta dhe të bazuara në fakte po bëhen gjithnjë e më të vështira për t’u ofruar në një botë të përmbytur nga propaganda dhe dezinformata.  Jam krenare që kam pasur mundësinë të punoj me gazetarë që kanë prioritet të vërtetën.”

    VOA: “Burimi më i besueshëm i informacionit të pacensuruar” i lëvizjes demokratike në Kinë

    Zëri i Amerikës u transmetua për herë të parë në vitin 1942 – në gjermanisht, për të ofruar një alternativë ndaj programeve radiofonike që ishin standardizuar nga regjimi nazist. Numri i gjuhëve u rrit me shpejtësi. Me një mision të ngjashëm, RFE/RL u themelua gjatë Luftës së Ftohtë dhe RFA u shtua në vitin 1996.

    Chang Ping nga programi kinez i DW ishte i pranishëm në protestat pro-demokracisë në Kinë në vitin 1989. “Më kujtohet mirë që të gjithë u mblodhën në një cep të kampusit për të dëgjuar Zërin e Amerikës përmes megafonëve të vendosur nga studentët. Në atë kohë, ai ishte burimi më i besueshëm dhe i pacensuruar i informacionit, që na siguronte vëmendjen ndërkombëtare për lëvizjen e demokracisë kineze dhe inkurajonte protestat e studentëve”, shkruan Chang. Protestat përfundimisht u shtypën përgjakshëm dhe çdo përkujtim i qindra viktimave shtypet nga shteti.

    A mund BE të shpëtojë “Evropën e Lirë”?

    Zëri i Amerikës është pjesë e unionit ndërkombëtar të shërbimit publik DG8, anëtare e së cilës është edhe Deutsche Welle. Drejtori i DW, Peter Limbourg kritikoi në një konferencë shtypi të thirru shpejt online, se administrata Trump kishte dobësuar me këtë hap lirinë dhe kishte forcuar autokracinë. “Përvoja e deritanishme e kolegëve tanë në Evropë është: Sapo të krijohet një vakum, kinezët dhe rusët do të hyjnë atje, dhe kjo është për të ardhur keq. Kjo është arsyeja pse unë besoj se Europa me të vërtetë duhet të bëjë diçka urgjentisht tani.”

    Të paktën në rastin e Radios Evropa e Lirë me bazë në Pragë, kjo madje mund të ndodhë: Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky ka thënë se do të angazhohet brenda Bashkimit Evropian për të mbështetur buxhetin e transmetuesit në të ardhmen.

    Radio Evropa e Lirë në Pragë. Fotografi: Michal Kamaryt/dpa/picture alliance

     

     

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Në Shtip, Koçan, Çeshinovo-Oblleshevo, por edhe në Shkup dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut janë varrosur sot viktimat e zjarrit tragjik...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Bashkia e Tiranës është përfshirë në kolaps administrativ, pasi prej 24 orësh asnjë nga drejtuesit e saj të lartë nuk ka të...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Më shumë se tre muaj pas rënies së ish-presidentit sirian Bashar Assad, Gjermania rihapi ambasadën e saj në Damask të enjten. Ambasada,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Më shumë se tre muaj pas rënies së ish-presidentit sirian Bashar Assad, Gjermania rihapi ambasadën e saj në Damask të enjten. Ambasada,...
    Lajme20 Mars 2025
    Ministria e Punëve të Brendshme ka organizuar Konferencën për Reformën e Administratës Publike (RAP) në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e Kryeministrit,...
    Lajme20 Mars 2025
    Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari priti në takim zëvendësshefin e J5/8 të Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara...
    Lajme20 Mars 2025
    Policia ka njoftuar se sot në Pejë është arrestuar një person i dyshuar për “Falsifikim të parasë”. Hetimi kishte filluar kur një...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Raundi tjetër i bisedimeve SHBA-Rusi pritet të mbahet më 24 mars në kryeqytetin saudit, Riad. Takimin e konfirmoi ndihmësi i Kremlinit për...
    Bota/Rajoni20 Mars 2025
    Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka thënë se udhëheqësit po punojnë “me ritëm” ndërsa përgatitin planet për një forcë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.