Aktori Igli Zarka qëndroi pak ditë në shtëpinë e “Big Brother” por arriti të ketë kontakte me konkurrentët dhe t’i njohë sado pak.
Ai u largua për shkak të një problemi shëndetësor, ndërsa i ftuar në “Ftesë në 5” dha mendimin për disa prej banorëve.
Aktori tha se Donaldi ishte banori që i dha më shumë energji pozitive në shtëpi. “E kam vlerësuar shumë, pres të pi kafe me të kur të dalë”, u shpreh ai, ndërsa më tej komentoi dhe romancën që ka lindur në shtëpi mes Beatrix dhe Donaldit.
Kur aktori Donald Veshaj u pyet për marrëdhënien me Borën dhe a ka më ndjenja për të, u përgjigj shkurt, pa treguar se çfarë e ka zhgënjyer në atë marrëdhënie.
Igli Zarka tregon për një detaj, që e komenton sipas tij, si një akt burrërie: “Ai kafshoi dorën. Ky gjest do të thotë nuk flas. Tregoi burrëri! Edhe pse i kishte të gjitha armët drejtuar vetes, duroi”.