Regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha ka vdekur gjatë ditës së mërkurë në vendin e punës në Prishtinë.
Për këtë policia ka dhënë detaje nga vdekja e regjisores.
“Prishtinë 27.10.2021-13:20. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj në Ministrinë e Kulturës. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Berisha ka pasur kohë që ka luftuar me sëmundje të rëndë dhe së fundmi këtë betejë e ka humbur./FrontOnline