Dasma mes Silvio Berlusconi-t, 85 vjeç dhe 32-vjeçares Marta Fascina është vetëm simbolike. Nuk do të ketë asnjë vlerë ligjore. Ata këtë të shtunë, janë duke festuar përpara miqve të tyre dhe familjarëve.
Ceremonia po mbahet në Villa Gernetto në Lesmo, në zonën aq të dashur për Berlusconin.
Edhe pse të gjithë të ftuarit iu nënhstruar një testi Covidi dje në mëngjes, djali i Berlusconi-t, Pier, do ka shkuar në dasmë. Ai preferon të qëndrojë larg angazhimeve të tilla, me shumë njerëz, në këtë periudhë pandemie.
Në fund të ceremonisë në mjedisin jashtë, të ftuarit u zhvendosën brenda në Villa Gernetto për një aperitiv dhe drekë, të shoqëruar nga një ansambël violinash.
Menuja e drekës e rafinuar, u përgatit nga restoranti Da Vittorio, një restorant i njohur në zonën e Bergamo.
Fotot? Ato do të dalin ekskluzive në numrin e radhës së Revistës Chi dhe një detaj është zbuluar që tani: nusja u vesh me të bardha./Tiranapost.al