Pas arrestimit të 32-vjeçarit para pak minutave në Prishtinë. Personi me inicialet K.M.32 vjeç, para disa viteve ishte riatdhesuar nga Siria për në Kosovë.
Por rreth orës 20:00 ekipet e policisë së Kosovës pranojnë një thirrje telefonike nga nëna dhe vëllai i tashmë të arrestuarit se ai po i kanoste.
Ai për rreth dy orë në kërcënimin e armës kishte kanosur edhe zyrtarët policor.
Këta të fundit pas dy orë të negociatave arritën që ta arrestojnë 32-vjeçarin.
E siç mëson IndeksOnline, personi i arrestuar sonte para pak kohëve ishte riatdhesuar nga një kamp në Stamboll.
Për arrestimin e këtij personi kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësja Flora Ahmeti ka dhë detaje për rastin.
“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i armatosur ) kishe sjellje agresive.”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për IndeksOnline.
Tutje ajo ka shpjeguar të gjithë rastin.
“I dyshuari, K.M. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policor t’i shmanget arrestimit. Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë, pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar, ka arrit të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri”.
E në vendin e ngjarjes po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme policore, ndërkohë që në koordinim të ngushë me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e mëtejme.