Mozzik dhe Loredana janë duke u komentuar së fundi për mundësinë e ribashkimit të tyre.
Janë detaje të shumta që kanë ngritur dyshime se tashmë reperët janë bashkë.
Raporti i tyre komentohet shumë, për shkak se ata janë ndarë dhe ribashkuar dy herë.
Por që së fundi ata konfirmuan se janë ndarë dhe se tashmë kujdesen vetëm si prindër për vajzën e tyre, Hanën.
Ditëve të fundit kanë filluar sërish të qarkullojnë zërat se dyshja janë ribashkuar, por nuk ka pasur ndonjë konfirmim.
Një detaj u ka ikur kësaj radhe, gjë që ka bërë që fansat e dyshes të “tërbohen” për ribashkimin e tyre.
Mozzik dhe Loredana kanë publikuar foto të së njëjtës çantë dhe së njëjtës valixhe.
Por nuk dihet edhe e vërteta e kësaj.