Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshëm në Mitrovicë ku tre persona mbetën me lëndime trupore pas një përleshje fizike.
Sipas policisë njëri prej tyre është therur me thikë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Policia njoftoi se lidhur me rastin ka arrestuar një person.
Njoftimi i plotë:
Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë 17.03.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka qenë i përfshirë në rrahje, dhe për pasojë lëndime kanë pësuar tre persona meshkuj kosovarë. Njëri nga të lënduarit për shkak të lëndimeve nga mjeti mprehtë-thikë, është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, ndërsa dy të lënduarit tjerë kanë lëndime nga mjete të forta. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të armës së shkurtë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. ndërsa rasti vazhdon të hetohet.