Pasditën e djeshme ka ndodhur një incident jo i zakonshëm në Prishtinë.
Një zënkë mes një shoferi të veturës dhe punonjësit të një autobusit ka eskaluar në atë masë sa që shoferi i autobusit të linjës 4 ka nxjerrur armën në prani të pasagjerëve.
E tëra ndodhi pas një zënke në komunikacion mes dy palëve. Policia ka bërë të ditur se shoferi kishte 11 fishekë në pistoletën e tij.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje në trafik ka kanosur me armë viktimën mashkull kosovar. Pistoleta me 11 fishekë është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” thuhet në raportin e Policisë.