Një zyrtar policor dyshohet se ka kryer vetëvrasje sonte para stacionit policor në Ranillug.
Gazeta Express ka mësuar se i njëjti është i nacionalitetit shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës.
I njëjti burim ka bërë të ditur se zyrtari policor dyshohet ta ketë vrarë veten me një plumb te shkallët e stacionit policor në Ranillug.
Front Online ka kontaktuar zyrën për informim të Policisë në Gjilan por të njëjtit nuk kanë dhënë ende një përgjigje zyrtare.