Dy vajza nga Gjakova janë arrestuar dje pasi nuk u janë bindur urdhrave të policisë për ta ndaluar veturën, të cilat më pas kanë humbur kontrollin dhe janë vetaksidentuar për shkak të shpejtësisë së madhe.
Sipas ankuesit mashkull, të dyshuarat ia kanë vjedhur veturën atij.
Vajzat po qëndrojnë në QKUK për trajtim mjekësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË /Gjakovë 01.11.2020 – 02:00. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare pasi që të njëjtat sipas ankuesit mashkull kosovar i kishin vjedhur veturën. Policia ka urdhëruar për ndalje të veturës, mirëpo të dyshuarat nuk janë ndalur dhe për shkak të shpejtësisë, kishin humbur kontrollin dhe ishin vetëaksidentuar. Të dyshuarat janë duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.