×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje nga vjedhja në AUV: Këto ishin krejt gjërat që ndodheshin në kasafortë

    FrontOnline
    27 Tetor 2020

    Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi, ka treguar për Express se çka saktësisht ka pasur në arkën e vjedhur.

    “Arka metalike në momentin që është vjedhur ka pasur brenda para në vlerë 1,523.58 euro (njëmijepesëqindenjëzetetre euro e pesëdhjetedy eurocentë), dhe 30 euro kartela mbushëse telefonike (10×3.00=30.00 euro). Po ashtu, aty kanë qenë të vendosura kopje fizike të planeve arkitektonike dhe të inxhinierisë të objekteve të AUV-së, (planet e objekteve ekzistuese për tri objektet dy Laboratorët dhe ndërtesa e administratës qendrore). Këto plane shfrytëzoheshin për mirëmbajtjen e objekteve në raste të prishjes apo defekteve teknike qe paraqiteshin. Arka përdorej për ruajtjen e parave të imta (kesh) për nevoja të pagesave të ndryshme me vlerë deri në 100 euro”, ka deklaruar Thaçi.

    Thaçi ka treguar se si pasojë e hyrjes me forcë, janë dëmtuar dritarja dhe tri dyer të zyrave.
    “Më datën 22.10.2020, ora 8:00 e mëngjesit koha kur edhe fillon orari i punës, zyrtaret e tri zyrave i kanë gjetur dyert e hapura në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, objekti qendror i administratës. Menjëherë zyrtaret kanë raportuar dhe është njoftuar Policia. Objekti ka qen duke u ruajtur dhe nën vëzhgimin e kamerave. Pas shikimit të hapësirave është vërejtur se e vetmja gjë qe mungon ka qenë arka. Të dëmtuara fizikisht me force janë dritarja nga dyshohet sa kanë hyrë vjedhësit dhe tri dyer të zyrave. Nga të cilat shihet se hyrja në objekt ka qen me anë të forcës apo thyerjes”, ka deklaruar Thaçi.

    Kryeshefi i AUV’it, Naser Krasniqi, në një konferencë për media tha se nuk mund të tregojë çka ka pasur në kasafortë, pasi rastin janë duke e hetuar organet e rendit.

    “Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduar procedurat e policisë, çdo informatë më tutje mund të ndërhyjmë në procesin e policisë. Derisa Policia të jep informata, nuk mund të japim më tepër. Nuk mundem për shkak se Policia ka marrë të gjitha konfirmimet. Hyrja nuk e dimë saktë nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka deklaruar Krasniqi.

    Lidhur me vjedhjen që ka ndodhur në AUV, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka thënë për Express se janë duke u kryer hetime.

    “Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

    Ndërkohë, lidhur me rastin e vjedhjes së kasafortës në AUV, Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka mundësuar vjedhjen.

    Përmes një komunikatë drejtuar mediave, IPK-ja ka bërë me dije se ai po dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të besimit” gjatë angazhimit të tij në punë sekondare në objektin e AUV-it.

    Dyshimet e para nga hetuesit e IPK-së janë se zyrtari policor nuk ka treguar nivelin e duhur të profesionalizmit dhe vigjilencës në raport me detyrat për të cilat kanë qenë të caktuara për të.

    “Zyrtari policor (tashmë i suspenduar) që ka qenë me detyrë në punë sekondare datën kur ka ndodhur incidenti në objektin e AUV-it, është duke u hetuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqpërdorim i besimit”, thuhet në njoftim.

    Sipas IPK-së, hetuesit në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Dy persona, ngasësi dhe pasagjeri i një motoçiklete janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sonte rreth orës 22:00 në...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri i Rumanisë, Marcel Ciolacu i është përgjigjur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili u dha mbështetje lojtarëve të Kosovës të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, mbi qëndrimin e sontëm të...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.