Policia ka dhënë informacione shtesë lidhur me plagosjen e cila dyshohet se ka ndodhur aksidentalisht në Haxhaj të Rugovës, në orët e para të ditës së hënë.
Organet e rendit njoftojnë se kishin marrë informacione nga Spitali Rajonal në Pejë, se një person është i plagosur nga arma e zjarrit.
“Njёsititet relevante menjёherё kanё shkuar nё emergjencёn e Spitalit, aty kanё takuar dëshmitaret e rastit tё cilёt deklarojnë se deri ishin nё shtëpinë e viktimës ne fshatin Haxhaj-Rugovё, aksidentalisht ka shkrepur arma nga i dyshuari dhe ёshtё plagosur viktima”.
Viktima e rastit pas intervenimit ne Spitalin Rajonal nё Pejё, ёshtё dërguar nё QKUK pёr trajtim mjekësor.
Nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, ёshtё arrestuar i dyshuari i kёtij rasti, ndёrsa nё vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar:
Një Armё Pistoletё M57Njё karikator i sё njejtёs armeNjё fishek kal: 7.62x25mmTri gёzhoja kal:7.62x25mmNjё Armё automatike AK47Njё karikator i sё njejtёs armёTri gёzhoja kal: 7.62×39 mmGjashtё gёzoja kal:9mm
Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari, me vendim tё Prokurorit tё shtetit dёrgohet nё mbajtje pёr 48- orё.