×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje ekskluzive: Prapaskenat e tentim vjedhjes së dokumentave sekrete në kasafortën e Presidencës së Kosovës

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Vetëm një ditë pasi ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dha dorëheqje nga posti i shefit të shtetit, për shkak të aktakuzës së ngritur nga ana e Gjykatës Speciale, është tentuar të merren dokumente sekrete nga kasaforta e Presidencës.

     

    Burime të Gazeta Blic të afërta me këtë rast, bëjnë të ditur se në këtë “aksion” ka marrë pjesë sekretari i Presidencës, Driton Gashi dhe një zyrtar te cilin ai e ka prezantuat si nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës.

    Sipas burimeve, sekretari i Presidencës, Driton Gashi më datë 6 nëntor, pra vetëm një ditë pasi Thaçi kishte lëshuar zyrën e tij, e kishte njoftuar stafin e Ushtrueses së Presidentes, Vjosa Osmani se EULEX-i do të bastisë zyrtar e institucionit të presidentit të Kosovës.

    Mirëpo, pas këtij njoftimi,  Vjosa Osmani, në cilësinë e ushtrueses së detyrës e ka kontaktuar EULEX-in, të cilët kanë mohuar se ata janë duke bastisur zyrat e Presidencës. Pasi ushtruesja e detyrës së presidentit e merr këtë informatë nga EULEX-i, dikush nga kabineti i saj, shkon në zyrën e presidentit, ku sekretari Driton Gashi, së bashku me një person tjetër, të cilin e ka prezantuar si inspektor të AKI-së, ishin tek kasaforta, ku ruhen raportet e AKI-së si dhe dokumente konfidenciale.

    Siç merret vesh, kasaforta nuk mund të hapet pa lejen dhe autorizimin e presidentit.

    Sipas burimeve posa dikush nga stafi i Vjosa Osmanit kërkon sqarime nga sekretari i Presidencës, Driton Gashi se kasaforta nuk mund të hapet pa lejen dhe autorizimin e presidentit, është njoftuar edhe vetë Ushtruesja e Detyrës së Presidentit. Osmani, e cila vetëm 2 minuta nga ky njoftim, shkon personalisht në objektin e presidencës, ku gjendet edhe vetë kasaforta.

    Me të ardhur në zyrë, Osmani ka kërkuar nga Sekretari i Presidencës shpjegim për një ndërhyrje të tillë. Po ashtu, siç mësohet, në prezencën e saj, dhe në prezencën e sekretarit, Driton Gashi, inspektorit të prezantuar nga ai si nga AKI dhe një zyrtari të IT-së, kanë hapur shkurtimisht kasafortën dhe e kanë mbyllur.

    Për këtë rast, kabineti i Vjosa Osmanit i është drejtuar me një shkresë Policisë së Kosovës, ku e ka denoncuar këtë rast, mirëpo pa paragjykuar motivin.

    Ndër të tjera, në këtë denoncim, nga zyra e Ushtrues së Presidentes, potencohet fakti se nga data 5 nëntor kur Thaçi ka dhënë dorëheqje, e deri më 6 nëntor, në orët e pasdites kur i është ndërruar fjalëkalimi kasafortës, fjalëkalim që e ka tani vetëm Osmani, pra për 24 orë, “nuk e dijmë nëse dikush ka mundur të ketë qasje pa dijeninë tonë”.

    Gazeta Blic, merr vesh që po atë ditë, Osmani e ka ftuar në takim shefin e AKI-së, ku e ka njoftuar për këtë rast, dhe i ka kërkuar përgjegjësi.

    Ndërkohë, nesër nga ora 10:00, shefi i AKI-së Kreshnik Gashi pritet të raportoj në Komision Parlamentar për këtë rast.

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme20 Nëntor 2024
    Kuvendi i Republikës së Kosovës, nesër do i mbajë dy seanca. E para do të jetë fjalimi vjetor i Presidentës së shtetit,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në një reagim të saj publik thotë se sot e shënuan me shumë aktivitete Ditën Ndërkombëtare për...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Prishtinë-Në fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit për terrorizëm, Nehrudin Skenderi prokurori special, Bekim Kodraliu kërkoi që të njëjtit t’i sekuestrohen paratë që...
    Të tjera
    Vip20 Nëntor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Vullneti dhe Anisa kanë diskutuar për rutinën e tyre jashtë shtëpisë. Vullneti po...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Leonard Ademaj ka thënë se ngritja e një aktakuze më shpejtë për vrasjen e motrës së tij, Liridona Ademaj dhe dënimi maksimal...
    Lajme20 Nëntor 2024
    “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Serbisë për Safet Demirin legjitimon praktikën sistematike diskriminuese të pasivizimit të adresave që ka për cak shqiptarët....
    Lajme20 Nëntor 2024
    IPKO organizon edicionin dimëror të IPKO UNI Tournament 2024, duke bashkuar studentët në turneun më të madh të tyre në lojëra elektronike,...
    Lajme20 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme është mbajtur seanca e rradhës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë dëshmoi dëshmitari me...
    Bota/Rajoni20 Nëntor 2024
    Anija “Coral Princess” e Princess Cruises është goditur nga një shpërthim norovirusi gjatë një udhëtimi 31-ditor nga Singapori në Los Angeles. Nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.