×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Dështon tenderi për renovim të stadiumit të Gjilanit pas anulimit nga OSHP

    FrontOnline
    10 Gusht 2024

    Atmosferë e tifozëve në stadiumin e Gjilanit nuk do të shihet edhe për një kohë të gjatë. Kjo për shkak se stadiumi do të mbetet i pa qasshëm për dy klubet e qytetit edhe për një kohë.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit edhe zyrtarisht e ka anuluar tenderin për renovimin e këtij stadiumi. Sipas vendimit, ankesa e njërit prej operatorëve ekonomikë kishte qenë e bazuar.

    “Aprovohet si pjesërisht e bazuar ankesa e OE N.N.P ‘Euro Construction’ e datës 18.06.2024 me numër protokolli 2024/0521 lidhur me aktivitetin ‘Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit. Anulohet aktiviteti i prokurimit Renovimi i Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”, thuhet në vendim.

    Në vendim rekomandohet Komuna e Gjilanit që tenderin ta shpallë përsëri.

    “Në afat prej 10 ditësh AK duhet ta informojë OSHP-në për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të prokurimit, në të kundërtën, OSHP mund të marrë masa ndaj AK-së”, vazhdon tutje.

    RTK ka provuar të marrë një përgjigje nga Komuna e Gjilanit gjatë ditës lidhur me këtë vendim, por kjo ka qenë e pamundur.

    Ish-kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në një konferencë për media tha se janë faktuar gjetjet që LDK-ja i ka paralajmëruar tash e një kohë.

    “Rikthimi në pikën zero nuk nënkupton kurrgjë nëse nuk e përcjell shqetësimin ngase procesi si i tillë ka qenë i korruptuar dhe procesi si i tillë në të ardhmen nuk garanton me qenë prapë i hapur”, ka thënë Haziri.

    Megjithatë Haziri e quajti si mundësi e mirë që ky proces t’u kthehet sportdashësve.

    Stadiumi i Gjilanit ishte paraparë të niste të renovohej qysh në vitin 2017. Vlera e tenderit për renovimin e stadiumit të këtij qyteti ishte 15 milionë euro.

    Organi Shqyrtues i Prokurimit, zyrtarisht e ka anuluar tenderin për renovimin e këtij stadiumi

    Nga Rubrika
    Lajme29 Janar 2025
    Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, njofton se bazuar në kompetencat kushtetuese dhe ligjore, presidentja ka nënshkruar sonte dekretin me të cilin të...
    Lajme29 Janar 2025
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe...
    Lajme29 Janar 2025
    Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës njëherit kandidatja për deputete Jehona Lushaku – Sadriu ka folur për pagat e mësimdhënësve. Lushaku-Sadriu...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga PDK-ja, Ilir Tahiri, ka shkruar pas takimit që ka pasur sonte.   ''Me nja 104 qe s'po i...
    Lajme29 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga një tjetër tubim madhështor i kësaj partie në...
    Zgjedhjet 202529 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se Ligjin për Parkun Kombëtar të...
    Lajme29 Janar 2025
    Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar një muaj paraburgim Erion Etemajt, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në rastin e...
    Vip29 Janar 2025
    Këngëtarja shqiptare, Beatrix Ramosaj gjithmonë është pranë ndjekësve të saj në rrjetet sociale. Edhe sot ajo ka publikuar disa fotografi, të cilat...
    Lajme29 Janar 2025
    Nesër, më 30 janar 2025, në ora 11:30, në Gjykatën e Lartë në Beograd do të mbahet seanca gjyqësore ndaj shtetasit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.