Ka dështuar sërish votimi i Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Trasnfere, në mbledhjen e mbajtur sot.
Kjo, pasi në këtë komision nuk ka pasur kuorum të mjaftueshëm. Kështu ka thënë për GazetaBlic edhe kryetari i këtij komisioni, njëherësh edhe deputeti i VV-së, Hekuran Murati.“Nuk është votuar as sot Ligji për Rimkëmbje Ekonomike, pasi ka pasur mungesë të kuorumit. Për këtë duhet të deklarohen nga Qeveria”, ka thënë ai.
Ndërkaq, deputeti i LDK-së, Shkelzen Hajdini, ka kërkuar që votimi për këtë pikë të shtyhet për një mbledhje tjetër.Kujtim Gashi i PDK-së, tha se si parti i bëjnë thirrje qeverisë që të merr parasysh rekomandimet e tyre, e nëse ato merren parasysh ai tha se do ta votojnë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
“Jemi në një situatë shumë të palakueshme ku ky ligj është bërë një problem ditor i qytetarëve. Unë po i bëj thirrje partive në pushtet, qeverisë, që të ulet me grupin tonë parlamentar dhe të marrë parasysh rekomandimet, në momentin që ato merren parasysh, PDK do ta mbështesë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai.
Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi gjatë ditës së djeshme i ka thënë GazetësBlic se votimi i tij mund të bëhet në Kuvend në një seancë të jashtëzakonshme gjatë javës së ardhshme.
“Seanca e jashtëzakonshme është e thirrur, por besoj që do të aktivizohet gjatë javës së ardhshme. Nëse do të jemi në rregull, pasi ka disa deputetë që janë me COVID-19 dhe ka përpjekje që ta mundësojnë me thirr seancën”, ka thënë Gashi.Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ende s’është finalizuar në Kuvendin e Kosovës, përkundër që në lexim të parë ka kaluar.Ky projektligj është votuar në një seancë të jashtëzakonshme, me 64 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.Në po të njëjtin, është paraparë edhe ai për tërheqje e 10 për qind të kursimeve pensionale në Trust. Por, ky Ligj nuk ka arritur ende të miratohet në lexim të dytë.