Seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova dhe të tjerëve ka dështuar sërish.
Seanca dështoi përshkak të mungesës së të akuzuarit Astrit Haraqija që sipas mbrojtjes së tij ai është i infektuar me COVID-19.
Meqenëse mungoi Haraqija, Gjyqtarja, Fatime Dermaku tha nuk plotësohen kushtet ligjore për shqyrtim gjyqësor.
Seanca e radhës lidhur me këtë rast do të mbahet me 16 prill.
“Meqenëse mungon i akuzuari Astrit Haraqija nuk ka kushte ligjore për shqyrtimin gjyqësor. Seanca e radhës caktohet me 16 prill”, ka thënë ajo.
Mbrojtja, Tekib Bokshi ka thënë se i njëjti është i infektuar me Covid-19.
Trupi gjykues ka kërkuar që mbrojtja e të akuzuarit Astrit Haraqija që të dërgoj dokumentacionin që vërteton se ai është i infektuar me COVID-19.
“Obligohet Tekib Bokshi qe të sjell dokumentacione lidhur me faktin se është i infektuar me Covid-19”, tha ajo.
Për më shumë se një vit nuk është mbajtur asnjë seancë për rastin ndaj Ukë Rugovës dhe katër të tjerëve që dyshohen për skandalin me viza italiane.