Raportimi ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuqi, në Komisionin Parlamentar për Ekonomi ka dështuar për herë të dytë.
Kuqi kishte deleguar zëvendësin e tij, Rexhep Kadriun, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme, gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen “Trepça”, por deputetët nuk e lejuan të raportojë.
Ndërsa, në kuadër të rendit të ditës, në Komisionin e kryesuar nga Endrit Shala ka raportuar Bordi i ZRRE-së për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve.
Kryesuesi i Bordit në ZRRE, Arsim Janova tha se aktualisht nuk ekziston asnjë leje e përkohshme, dhe nuk ka as aplikime për hidrocentral.
Ndërsa, pas pyetjes së deputetes Mimoza Kusari Lila se a është sanksionuar ose penalizuar “Kelkos” për hidrocentrale ilegale, kryesuesi Bordit, Janova tha se penalizmi ka ndodhë vetëm me ndërprerjen e tërësishme të veprimtarisë së “Kelkos”.
Drejtues të Bordit theksuan se pengesë kryesore për licencim është mos koordinimi i institucioneve përkatëse.
“Kelkos” është pa licencë si pasojë e mungesës së lejes mjedisore.