×
  • Kronika
  • Kronika

    Dështon sërish gjykimi ndaj zyrtares së Fushë-Kosovës që akuzohet për korrupsion

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2024

    Në mungesë të të akuzuarës Mevlude Nishori, ka dështuar të mbahet seanca e së mërkurës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Nishori akuzohet se në cilësinë e zyrtares ligjore në Komunën e Fushë-Kosovës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare.

    Mbrojtësja e të akuzuarës, avokatja Blerta Shyqeriu, tha se Nishori mungon për arsye shëndetësore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    “Më ka njoftu bashkëshorti saj se nuk mundet me prezantu sot”, tha Shyqeriu.

    Gjykatësja e rastit, Medie Bytyqi kërkoi nga e njëjta që të sjellë dëshmi- raportin mjekësor për mungesën e Nishorit në seancën e planifikuar për sot.

    Ndryshe, të pranishëm në seancë ishin prokurorja Dulina Hamiti, si dhe të dëmtuarit Z.K dhe B.K., me përfaqësuesin e tyre, avokatin Ali Ajeti. Ndërkaq, munguan të dëmtuarit Xh.K., M.K dhe F.K.

    Edhe seanca e planifikuar për 14 tetor 2024 ishte anuluar për shkak se Nishori ka munguar për arsye shëndetësore.

    Në këtë rast, për korrupsion ngarkoheshin edhe Jakup Tërnava, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Fushë-Kosovës dhe zyrtarët Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 25 prill 2024 ka shpallur aktgjykim dënues Tërnavës, Gërgurit dhe Mustafa-Sadikut, duke i dënuar me pesë vjet burgim (së bashku) lidhur me akuzat për korrupsion. Kurse, për Mevlude Nishorin për shkaqe shëndetësore procedura penale ndaj saj ishte veçuar.

    Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të 30 shtatorit 2019, Mevlude Nishori, Jakup Tërnava, Ejup Gërguri dhe Liridona Mustafa-Sadiku akuzohen për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtarë nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Nishori akuzohet se si zyrtare ligjore kishte përpiluar aktvendimin për revokimin e bartjes së pronësisë, e cila ishte në emër të dëmtuarve S.K., B.K., Z.K dhe Xh.K., Kurse, Tërnava thuhet se në cilësi të drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Fushë-Kosovës, kishe shfrytëzuar pozitën e tij, duke bërë ndryshime në parcelën për të cilën Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte caktuar masë të sigurisë.

    Aktakuza thotë se i akuzuari Gërguri, në cilësi të zyrtarit referent i ndërrimeve në Kadastër në Komunën e Fushë-Kosovës, kishte shfrytëzuar pozitën e tij, duke lëshuar certifikatë pronësie, e cila jashtë kushteve ligjore ishte kthyer në gjendjen e mëparshme.

    Kurse, e akuzuara Mustafa-Sadiku ngarkohej që në cilësi të zyrtares ligjore në Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, në Komunën e Fushë-Kosovës, kishte ndërruar operatin kadastral për parcelën, e cila kishte masë të sigurisë nga Themelorja në Prishtinë.

    Nga Rubrika
    Kronika04 Dhjetor 2024
    Në një lokal në Prizren dyshohet se është vendosur një mjet shpërthyes. Lidhur me rastin kanë folur për Front Online edhe nga...
    Kronika04 Dhjetor 2024
    Policia ka njoftuar se gjatë muajit nëntor, në rajonin e Ferizajt kanë ndodhur  153 aksidente trafiku. Një prej këtyre aksidenteve ka qenë...
    Kronika04 Dhjetor 2024
    Është shoqëruar në stacionin policor një i dyshuar nga fshati Belluqe e Leposaviqit pasi në automjetin e tij janë gjetur dhe sekuestruar...
    Të tjera
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Kopiliq të Skënderajt. Lajmin...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur të mërkurën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, me ç’rast ka propozuar 110 kandidatë për deputetë për...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 4 dhjetor se gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel me zyrtarët e lartë të...
    Vip04 Dhjetor 2024
    Dy banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Vullneti dhe Gjesti kanë vazhduar të thurin planin e tyre për të trazuar...
    Sport04 Dhjetor 2024
    Liverpool ka bërë një ofertë për rinovimin e kontratës së Virgil van Dijk, ndërsa mbrojtësi holandez, së bashku me Trent Alexander-Arnold dhe...
    Lajme04 Dhjetor 2024
    Kur Sokol Bashota u përball me deklaratat e Hashim Thaçit dhe Rexhep Selimit, ku ata e kishin përmendur dëshmitarin si përgjegjës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.