-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, në Gjykatë e pranishme vetëm Haxhiu

    FrontOnline
    21 Mars 2025

    Në mungesë të të akuzuarve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi dhe Besa Baftiu, të premten ka dështuar të mbahet seanca për gazin lotsjellës.

    Në seancë është paraqitur vetëm e akuzuara Albulena Haxhiu, e cila deklaroi se dëshiron mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

    Ndërsa në mungesë të të akuzuarve Lekaj, Kadaj-Bujupi dhe Baftiu gjyqtari i rastit, Bujar Ahmeti ndërpreu seancën e sotme dhe të njëjtën e caktoi për një datë tjetër.

    Gjyqtari Ahmeti njoftoi se për të akuzuarin Lekaj dhe Baftiu, gjykata nuk ka dëshmi se të njëjtit e kanë pranuar ftesën e që sipas njoftimit të njëjtit janë shpërngulur nga adresa.

    Ndërsa, për të akuzuarën Kadaj – Bujupi, gjykata ka dërguar ftesë të rregullt por e njëjta nuk i është përgjigjur kësaj ftese.

    Po ashtu, gjyqtari Ahemti njoftoi palët se nga mbrojtësi i të akuzuarit Lekaj, avokati Musa Damati, përmes një parashtrese të dorëzuar kësaj gjykata i ka kërkuar nga gjykata shterjen e kësaj seance.

    Ndryshe seanca e datës 21 nëntor 2025 kishte dështuar në mungesë të akuzuarve, Pal Lekaj, Besa Baftiu dhe Donika Kadaj-Bujupi.

    Në këtë rast, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, akuzohen për posedim të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.

    Gjykata Themelore në Prishtinë më 18 maj 2021, në mungesë të provave, i kishte liruar nga akuzat për armëmbajtje pa leje, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetin Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, për akuzën e posedimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

    Mirëpo, kundër këtij aktvendimi ankesë kishte parashtruar Prokuroria Themelore në Prishtinë, ku në seancën e mbajtur më 6 tetor 2022, kjo prokurori kishte kërkuar kthimin e rastit në rigjykim.

    Më pas, Gjykata e Apelit më 14 tetor 2022, ka marrë vendim me të cilin ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka prishur aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

    Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

    Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374, paragrafi 1, të Kodit Penal./Betimi për Drejtësi

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Zhabar të Mitrovicës. Si pasojë një veturë e tipit “Polo” ka përfunduar jashtë...
    Lajme23 Mars 2025
    Ka vdekur në moshën 90-vjeçarje Fatime Xhemaili, nëna e politikanëve Bajrush e Emrush Xhemaili. Lajmin për vdekjen e saj e dha djali...
    Lajme23 Mars 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Zëdhënësi i Vladimir Putin e ka përshkruar një telefonatë këtë javë midis presidentit rus dhe homologut të tij amerikan Donald Trump si...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Presidenti amerikan Donald Trump i ka thënë faqes amerikane të sportit Outkick se lufta në Ukrainë është “deri diku nën kontroll” dhe...
    Lajme23 Mars 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka përkujtuar ish-Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, në trevjetorin e shkuarjes së saj në...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Ka vdekur gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi. Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët kanë...
    Bota/Rajoni23 Mars 2025
    Lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjerë dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, është anuluar deri të...
    Lajme23 Mars 2025
    Blerim Reka, ambasador dhe shef i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ka marrë pjesë në...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.