×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon seanca ndaj Burdushit

    FrontOnline
    24 Mars 2021

    Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj Hysni Peqanit, i njohur si “Burdushi”, e paraparë për të mërkurën në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Shkak për dështimin e kësaj seance ishte mungesa e të dëmtuarve-dëshmitarëve, Behar Krasniqi, Zoja Morina, Ramza Lushi, Driton Zekaj dhe Hatixhe Shabani.

    Gjykatësi i rastit, Lutfi Shala, bëri të ditur se të dëmtuarit e lartpërmendur janë ftuar në mënyrë të rregullt, por që nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre.

    Prokurorja speciale, Merita Bina-Rugova, kërkoi që seanca të vazhdoj me dëgjimin e të dëmtuarve-dëshmitarëve tjerë prezent në sallë të gjykimit, Bastri Kryeziu, Fatmir Smakaj dhe Mithat Bajra.

    Mirëpo, një kërkesë e tillë nuk u miratua nga gjykatësi Shala.

    “Palët e dëmtuara duhet të jenë patjetër prezent, pasi ato duhet ligjërisht ta prezantojnë fjalën hyrëse në këtë shqyrtim”, tha gjykatësi, duke shtuar se i dëmtuari që është shtetas i Shqipërisë, Ramza Lushi, do të ftohet përmes ndihmës juridike ndërkombëtare. Ndërsa palët tjera tha se do ftohen edhe një herë më ftesa të rregullta.

    Ndryshe, në fillim të seancës, prokurorja Bina-Rugova propozoi që të përjashtohen publiku dhe mediat, pasi sipas saj këto janë raste të ndjeshme familjare.

    Propozimi i saj u kundërshtua nga mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Durim Osmani, e kundërshtoi me arsyen se anëtarët e familjes nuk preken direkt dhe nuk ka kushte të përjashtimit të publikut dhe mediave.

    Mirëpo, meqenëse seanca u shty, trupi gjykues nuk mori vendim lidhur me propozimin e prokurores, raporton Betimi për Drejtësi.

    Në këto rrethana, gjykatësi Shala e caktoi seancë e radhës për 1 qershor 2021, në ora 9:30.

    Ndryshe, në seancën fillestare të mbajtur me 30 tetor 2020, i akuzuari Peqani ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

    Kurse, me 25 nëntor 2020, mbrojtësit e Peqanit, avokatët Durim Osmani dhe Feim Alaj në afat ligjor kishin dorëzuar kërkesën për kundërshtimin e provave dhe hudhjen e aktakuzës, të cilën kërkesë përmes përgjigjes, e kishte kundërshtuar edhe prokurorja speciale Merita Bina-Rugova.

    Mirëpo, kërkesa e mbrojtësve është refuzuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

    Sipas aktakuzës, prej kohës së pavërtetuar, së paku nga koha e regjistrimit të biznesit privat ordinanca “Burdushi”, me aktivitetin primar “aktivitetet e tjera të shëndetit të njeriut, më 15 qershor 2005 deri më 26 korrik 2019, në Prizren, në selinë e këtij biznesi, pa kualifikime profesionale mjekësore dhe pa licencë përkatëse , me qëllim të përfitimit të pasurisë në mënyrë të kundërligjshme dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve se kinse posedon aftësi mbinatyrore ka dhe ashtu i mjekon edhe sëmundjet më të rënda fizike dhe psikike.

    Në aktakuzë thuhet se i njëjti, të dëmtuarve ju ka kryer trajtime të improvizuara, të kota duke i vënë në lajthim dhe duke i nxitur që për këtë ti paguajnë shuma të ndryshme të parave nga 20 euro deri në më shumë se 3000 euro, ashtu që kjo vepër penale e vazhduar ka rezultuar me dobi pasurore të kundërligjshme prej rreth 1 milion euro.

    Për këto, ai akuzohet se ka kryer veprën penale, ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike nga neni 262, paragrafi 1 i KPRK-së lidhur me veprën penale mashtrimi në vazhdimësi nga neni 335, paragrafi 5 të Kodit Penal.

    Prokuroria speciale e ngarkon të akuzuarin Peqani edhe me veprën penale të armëmbajtjes pa leje, pasi që sipas aktakuzës, gjatë kontrollit të policisë në shtëpinë e tij në Prizren, janë gjetur armë, pistoletë e tipit “Girsan” si dhe pushkë gjuetie të tipit “Super Campion”.

    Prokuroria pretendon se “Burdushi”, me qëllim të fshehjes së pasurisë së fituar përmes aktiviteteve kriminale, duke filluar nga viti 2006, paratë e tilla i ka futur në sistem bankar me arsyetimin se kështu i paguan këstet e kredive e më pas e ka kryer fshehjen e tyre përmes transferove bankare , ashtu që në fund i ka integruar duke i konvertuar në asete të luajtshme dhe të paluajtshme.

    Për këto veprime ai akuzohet për veprën penale të shpëlarjes së parave nga neni 302 të KPRK-së lidhur me nenin 32 paragrafi 1 dhe 2 nën paragrafi 2.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Vlora Çitaku, sekretare e Përgjithshme e PDK-së, ka reaguar për lajmin e refuzimit të projektit të Fahrije Hotit, fermere nga Krusha e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ndarë pamje nga tubimi që mbajti kjo parti mbrëmë në Komunën e Podujevës....
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Mes dy personave në Lipjan ka ndodhur një mosmarrëveshje për një pronë e cila ishte në shqyrtim gjyqësor. Në lidhje me këtë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Gjatë një seance gjyqësore në Pejë, një burrë ka ofenduar dhe ka kanosur ish-bashkëshorten e tij dhe axhën e saj. Lidhur me...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Një shtetas turk ka raportuar se është grabitur në Prishtinë, ku derisa ka qenë në rrugë, ishte ndalë një veturë  nga e...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Anëtari i Listës Guxo në Komisionin për Persona të Pagjetur dhe Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës, Nasuf Bejta, thotë se për...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Në dy raste të ndara, policia ka arrestuar dy persona në Gjakovë, pasi u është gjetur substanca narkotike. Rasti i parë ka...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Është raportuar në polici se një shtëpi në fshatin Shkarashnik të Malishevës është djegur. Policia ka bërë të ditur se zjarri është...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.