Kuvendi i Kosovës nuk ka mbajtur sot as edhe seancën e rregullt në të cilën pritej të votoheshin pikat nga seancat e kaluara që kanë mbetur pa u votuar.
Këtë e bëri të ditur Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila tha se për shkak të mungesës së kuorumit nuk mbahet seanca.
Po ashtu edhe seanca e jashtëzakonshme për votimin në Shqyrtim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19 nuk është mbajtur për shkak të mungesës së kuorumit.