×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për tekstet shkollore, s’marrin pjesë deputetët e VV-së

    FrontOnline
    18 Tetor 2024

    Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024, për shkak se nuk ishin prezentë deputetët e Vetëvendosjes.

    Në këtë mbledhje e paraparë ka qenë që të intervistohen Fadile Dyla, Sekretare e Përgjithshme e MASHTI; Avni Rexha, U.D. Drejtor i Departamentit të Arsimit Parauniversitar dhe Genc Hamzaj, nga ASHI.

    Kryetari i Komisionit, Shemsedin Dereshaj, tha se kanë qenë të gatshëm që t’i përfundojnë intervistimet e dëshmitarëve dhe ky proces të mbyllet me një raport final.

    “Si e shini edhe sot do të dështoj kjo mbledhje për shkak të mungese së kuorumit. Kemi qenë të përgatitur që t’i intervestojmë dëshmitarët dhe të mbyllim procesin drejt një raporti filan për të gjeturat e shumta”.

    Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu, tha se bojkoti i deputetëve të mazhorancës nuk do ta ndal hetimin dhe dyshimet mbi këtë proces.

    “Bojkoti i këtij Komisioni nga ana e deputetët të mazhorancës nuk është se do ta ndal hetimin për dyshimet mbi subvencionimin e teksteve shkollore. Po mendoj që tani është koha që ekspertë të vazhdojnë të punojnë. Ka dyshime të bazuar se mjete nga subvecinimi janë derdhur jashtë Kosovës”.

    “Në disa prej dokumentacioneve kemi parë që të vendi i bankave është e mbuluar, prej 16 numrave, 14-12-11 numra në llogari bankare të cilat nuk janë numra të llogarive bankare në Kosovë. Kjo ka nxitur edhe më shumë dyshime tonë që mjete nga subvencionim kanë përfunduar edhe në llogari bankare jashtë vendit nga ata që nuk i kanë pasur fare fëmijët në shkollat e Kosovës”, ka thënë ai.

    Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, tha se duke mos dashur që të dalin dyshimet që kanë për këtë proces, sipas tij, “pushtoi mafioz i organizatës mafioze të quajtur VV” është duke i bojkotuar këto mbledhje.

    “Pushteti mafioz i organizatës mafioze të quajtur VV sot nuk ka ardhur për këtë qëllim. Nga 4 milionë të planifikuar këta kanë kapërcyer në 11 miliardë e këtu ka dyshime të hatashme”, ka thënë ai. /EO/

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Lajme18 Tetor 2024
    Anëtarët e Parlamentit Europian, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë më 29 tetor një vizitë në Tiranë. Burime të Top Channel...
    Lajme18 Tetor 2024
    Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Njësive Speciale të PK-së, në kampin e njësive speciale ‘Vrella’ ka mbajtur trajnimin: “Trajnim bazik për...
    Bota/Rajoni18 Tetor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, edhe sot ka përmendur Kosovën në konferecën e tij të fundit që pati në pas...
    Të tjera
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti është takuar me ministrin për Europë të Francës, Benjamin Haddad, para nisjes së Forumit Ekonomik të Kosovës në Paris....
    Lajme18 Tetor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka reaguar pas pamjeve të publikuara nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ku shihet se...
    Lajme18 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar dje një takim me mërgatën në Paris të Francës. Në një postim në Facebook, shefi...
    Sport18 Tetor 2024
    Pas dy ndeshjeve me Kosovën, Edon Zhegrova është gati për të vazhduar spektaklin në Ligue 1. Lille, ekipi ku luan Zhegrova zhvillon...
    Lajme18 Tetor 2024
    Rruga Prishtinë-Podujevë është drejt përfundimit. Kështu bëhet e ditur në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje ku u publikua edhe videoja që tregon...
    Lajme18 Tetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Washington. Këtë e ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.