Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e komisionit parlamentar lidhur me procesin e privatizimit.
Kryesuesi i komisionit, Hajrulla Çeku ka thënë se në mungesë të kuorumit nuk do të mbahet mbledhja e këtij komisioni.
“Vetëm deputeti Fidan Rekaliu është lajmëruar që vjen për 15 minuta, por prapë nuk e arrijmë kuorumin dhe nuk mundem me hap këtë mbledhje”.
Në rend dite ishin plotësimi i listës së dëshmitarëve dhe plani i punës për periudhën e mbetur.