Biznesmeni pejan, Ramiz Kelmendi, disa herë kishte fituar besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, ndonëse subjektet politike i kishte ndërruar më shpesh se “çorapat”.
Por, lëvizjet e tilla si duket i kanë kushtuar me votë Kelmendit, i cili në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk arriti t’i fitojë votat e qytetarëve për t’u bërë deputet, raporton Front Online.
Kelmendi kishte nisur karrierën politike me AAK-në e Ramush Haradinaj, pastaj kishte kaluar në PDK, në LDK dhe së fundi është rikthyer në PDK.
Ai vazhdimisht nga zgjedhjet kishte dalë me mbi 10 mijë vota, pasi që shumë vota siguronte nga punëtorët e kompanisë “ETC”, pronar i së cilës është Kelmendi, përderisa këtë herë nuk ka marrë më shumë se 4607 vota.
/Front Online/