Derbi lokal mes Torinos dhe Juventusit në elitën e futbollit italian është mbyllur në paqe.
Torino ishte nikoqir i Juventusit sot në kuadër të javës së 29-të në Serie A, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Olimpico di Torino” u mbyll me rezultat 2:2.
Sanabria i shënoi dy golat për Torinon në minutat ’27 dhe ’46.
Ndërkaq, për Juventusin shënuan Federico Chiesa (’13) dhe Cristiano Ronaldo (’81).
Në këtë ndeshje për Torinon nga fillimi e deri në fund u paraqit mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Pas 27 ndeshjeve, Juventusi ndodhet në vendin e pestë në tabelë me 55 pikë, kurse Torino në vendin e 17-të me 23 sosh./FrontOnline/