×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon edhe votimi i tri projektligjeve për marrëveshje ndërkombëtare

    FrontOnline
    29 Tetor 2020

    Për shkak se nuk janë mbështetur nga LVV-ja ka dështuar edhe miratimi i tri projektligjeve për tri marrëveshje ndërkombëtare.Asaj ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe asaj për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan.

    Hekuran Murati i LVV-së, parti kjo e cila nuk i ka mbështetur këto marrëveshje ndërkombëtare, ka thënë se kanë ngritur si shqetësim ngritjen e borxhit publik por edhe mosshfrytëzimin e kredive që po nënshkruhen e ratifikohen. Kjo shumë e kredive të pashfrytëzuara sipas tij ka arritur vlerën e 520 milionë eurove.

    “Ato kredi krijojnë obligime shtesë, tarifa të zotimit dhe tarifa të tjera që janë identifikuar edhe në raportin e auditimit andaj në për këtë çështje kemi kërkuar një raportim të detajuar nga ministrja e financave në lidhje me mbështetjen ose jo të këtyre marrëveshjeve”, ka theksuar Murati.Ai ka thënë se meqë nuk kanë pranuar një raportim të tillë, si grup nuk mund t’i mbështetshin këto marrëveshje.

    Më shumicë votash është miratuar në parim i Projektligji për Peticione, ndërsa Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, nuk është hedhur në votim, pasi që kanë munguar shumica e deputetëve të minoriteteve, që duhen për kalim të ligjeve me interes vital. Nuk është votuar as Projekt Kodi Civil i Republikës së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.