×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi për ekzekutimin e pagave, Hajdari i PDK-së: Skandal i Qeverisë së Kurtit dhe Muratit

    FrontOnline
    30 Shtator 2024

    Anëtari i kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari ka reaguar pas dështimit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë dhe skemat sociale për muajin shtator.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Hajdari ka thënë se një qeveri e cila nuk është e aftë të siguroj pagat për ata që e mbajnë në këmbë shtetin, është qeveri e dështuar.

    “Skandal dhe papërgjegjësi totale nga kjo qeveri e Albin Kurtit dhe ministrit Hekuran Murati! Sot, deshtuan të ekzekutojnë pagat për gjithë sektorin publik – policinë, ushtrinë, punëtorët shëndetësorë, arsimtarët, profesorët dhe gjithë shërbyesit publik. Një qeveri që s’është e aftë të sigurojë pagat për ata që çdo ditë mbajnë në këmbë këtë shtet, është një qeveri e dështuar dhe skandaloze”, ka shkruar Hajdari.

    “Kjo është papërgjegjësi dhe turp, por çfarë të presim nga një qeveri që ka humbur kontaktin me realitetin dhe jetën e qytetarëve të saj? Në vend që të merren me problemet reale të njerëzve, ata janë të zënë duke u vetëlavdëruar dhe duke shitur fjalë boshe. Nuk është hera e parë që dështojnë, dhe me këtë ritëm, nuk do të jetë as e fundit. Kjo qeveri nuk është në gjendje të udhëheqë, le më të zgjidhë problemet e përditshme të qytetarëve”, ka thënë tutje Hajdari. /Front Online/

    Postimi i plotë:

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka marrë pjesë me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në...
    Lajme30 Shtator 2024
    Për të mos i lënë ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës pa ushqim, shteti është detyruar të gjejë zgjidhje të përkohshme...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami i ka bërë thirrje publike ministrit aktual të Financave, Hekuran Murtatit që të përballen me debat. Bajrami...
    Të tjera
    Lajme30 Shtator 2024
    Deputeti nga PDK, Ferat Shala, e konfirmoi për FrontOnline  shqetësimin e ZRRE-së, duke theksuar se nuk janë bërë investime kapitale në sektorin...
    Sport30 Shtator 2024
    Legjenda e NBA-së, Dikembe Mutombo, ka vdekur në moshën 58-vjeçare nga kanceri në tru, është bërë e ditur të hënën nga liga...
    Lajme30 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti para studentëve në Shtetet e Bashkaura të Amerikës, Kosovës i është referuar në gjuhën shqipe. Në fjalimin e tij,...
    Lajme30 Shtator 2024
    Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas dështimit të ekzekutivit për ekzekutimin e pagave për zyrtarët publikë. Ai ka...
    Lajme30 Shtator 2024
    Pal Lekaj deputet nga AAK, kritikoi Qeverinë Kurti për dështimin dhe siç tha për keqpërdorimin e sektorit të energjisë. Ai theksoi se...
    Lajme30 Shtator 2024
    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin për ekzekutimin e mjeteve për 113 studentët e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.