×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi kapital i Qeverisë “Kurti”, Ministritë me pak shpenzime kapitale gjatë 9-mujorit të vitit 2024

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2024

    Për 9 muaj të vitit 2024 ka realizuar vetëm 4 për qind të buxhetit për investime kapitale. Ky dështim kapital i ka ndodhur Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, raporton portali Front Online.

    Hiç më mirë me shpenzime kapitale për periudhën janar-shtator 2024 nuk është as Ministria e Drejtësisë,e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu.

    Këto të dhëna bëhen të ditura në raportin nëntë mujor financiar të këtij viti të publikuara nga Ministria e Financave, të cilin e posedon FrontOnline.

    Sipas Ministrisë së Financave, për nëntë muaj shpenzimet e përgjithshme kanë shkuar mbi 2 miliardë euro, përderisa investimet e përgjithshme kapitale nuk kanë shkuar as 325 milionë euro.

    Qeveria “Kurti” vazhdimisht është kritikuar nga opozita dhe ekspertët për dështim ne realizimin e investimeve kapitale, madje është ironizuar se projekti më i madh i përfunduar kapital i kësaj qeverie është “Ura e Saradranit” në Istog.

     

    Dështim total/ Glauk Konjufca 0 shpenzime kapitale, Vjosa Osmani 1%

    Më së keqi me inevstime kapitale ka rezultuar Kuvendi i Kosovës, të cilin e udhëheq Glauk Konjufca. Legjislativi nuk ka shpenzuar asnjë cent buxhet për investime kapitale për nëntë muaj.

    Jo shumë mirë qëndron edhe institucioni i Presidencës, e cila ka shpenzuar vetëm 1% të buxhetit për investime kapitale, ndërsa Zyra e Kryeministrit Kurti ka shpenzuar 37 % të buxhetit.

     

    Ministrat që dështuan me investime kapitale/ Rozeta, Albulena, Elberti, Hekurani,…

    Ministria e Pushtetit Lokal që udhëhiqet nga Elbert Krasniqi ka shpenzuar vetëm 6% të buxhetit për shpenzime kapitale, ndërsa Ministria e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati ka shpenzuar 7% të buxhetit. Po aq ka shpenzuar edhe Ministria e Bujqësisë, të cilën e udhëheq Faton Peci.

    Ministria e Ekonomisë që udhëhiqet nga Artane Rizvanolli ka shpenzuar 16% të buxhetit për shpenzimet kapitale, ndërsa Ministria e Arsimit e Arbërie Nagavcit 19 për qind.

    Përkundër plot problemeve në sektorin e shëndetësisë, Ministria e Shëndësisë që udhëhiqet nga Arben Vitia për 9 muaj ka shpenzuar 19% të buxhetit për investime kapitale, po aq ka shpenzuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.

    Ministria e Punëve të Bredshme që udhëhiqet nga Xhelal Sveçla ka shpenzuar 20% të buxhetit për investime kapitale, ndërsa Ministria e Kulturës që e udhëheq Hajrulla Çeku ka shpenzuar 23% të buxhetit.

    Ministria e Zhvillimit Rajonal ka shpenzuar 23% të buxhetit për investime kapitale, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës 39 për qind të buxhetit. Kampione e shpenzimeve kapitale në nivel qendror është Ministria e Mbrojtjes që udhëhiqet nga Ejup Maqedonici, e cila ka shpenzuar 56% të buxhetit për investimee kapitale, raporton FrontOnline.

     

    Ish-ministri Mulaj: Mos finalizimi i projekteve kapitale, defekt i madh për ekonominë e Kosovës

    Ish-ministri i Ekonomisë, Ismet Mulaj, për FrontOnline ka kritikuar mosfinalizimin e projekteve të parapara me buxhetin që e miratoj Kuvendi i Kosovës, duke e cilësuar këtë si një defekt të madh për ekonominë e Kosovës.
    ‘’Mos finalizimi i projekteve të parapara me buxhetin që e meriton Kuvendi sidomos ato projekte me investime kapitale është defekt i madh në ekonominë, pengon dinamikën zhvillimore sepse investimet kapitale, shpenzimet qeveritare janë një nga faktorët kryesor që ndikojnë në rritjen e bruto produktit vendor, prandaj qytetarët e bizneset dhe Kosova në tërësi është më e varfër se mjetet të cilat ruhen në kasafortë është kapital i vdekur’’, thotë ai.

    Ai ka theksuar se veçanërisht investimet kapitale dhe shpenzimet qeveritare janë faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e Bruto Produktit Vendor dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    ‘’Prandaj qeveritë planifikojnë dhe parashikojnë projekte që janë me interes të qytetarëve, sidomos ato të sferave të infrastrukturës dhe projekteve tjera biznesore’’ potencoj Mulaj,

    Sipas Mulajt, përqindja e ulët e shpenzimeve në investime kapitale tregon mungesë profesionalizmi, papërgjegjshmëri dhe planifikim të dobët, duke çuar në ekzekutimin e dobët të buxhetit.

     

    ‘’Përqindja e ulët e shpenzimeve në investime kapitale nënkupton jo profesionalizëm, papërgjegjshmëri, planifikim jo i duhur dhe ekzekutim i dobët i buxhetit’’, tha Mulaj.

     

    Shatri: Qeveria dështoi me investime kapitale

    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, për FrontOnline, thotë se për katër vite Qeveria “Kurti” ka dështuar të realizoj investimet kapitale.

    ‘’Për këto katër vite kategoria e investimeve kapitale, buxhetore ka dështuar të realizohet dhe ajo në përqindje të mëdha të akumuluara për katër vite. Investimet shkojnë në mbi 1 miliardë euro që kanë dështuar të realizohen projekte kapitale me para që janë të parapara në buxhet nga të hyrat buxhetore’’, thotë ai.

    Shati thotë, se as pas katër viteve nuk ka ndodhur asnjë projekt i madh në infrastrukturë ose nuk është realizuar ndonjë i tillë, duke e quajtur stagnim në terësi.

    ‘’Katër vite dhe asnjë projekte i madh infrastrukturor nuk është realizuar dhe janë stagnuar në tërësi, në infrastrukturën rrugore është pjesa më e madhe e dështuar në këtë lami’’, tha ai.

    Sipas tij, duhen 180 milionë euro me të cilat ishin përfundu disa projekte kapitale.

    ‘’Për t’u realizuar këto kërkohen edhe 180 milionë euro të cilat kishin mund me u kry me një qeveri më të mirë brenda një viti. Buxheti i 2025 i ka 92% projekte të bartura nga vitet paraparake vetëm 8 % projekte te reja’,’ tha Shatri.

     

    Safet Gërxhaliu: Mungesa e dialogut publiko-privat dhe investimeve kapitale dëmtuan ekonominë e Kosovës

    Safet Gerxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike, për FrontOnline ka deklaruar  se një nga dëmet më të mëdha që i është shkaktuar ekonomisë së Kosovës vitet e fundit ka qenë mungesa e një dialogu të mirëfilltë publiko-privat.

    ‘’Njëra ndër dëmet që ju ka bërë ekonomisë së Kovës viteve të fundit ka qenë mungesa e një dialogut të mirëfilltë publiko-privat e më e rrezikshme se kjo mungesë ka qenë mungesa e investimeve kapitale në të cilat pjesëmarrje direkte kishte me pas sektori privat dhe përmes implementimeve të këtyre projekteve kishin me u gjeneru efekte pozitive qoftë në tregti, punësim dhe të tjera’’, thotë ai.

    Sipas Gerxhaliut, shumë biznese kanë mbetur të varura nga bankat komerciale, të cilat kanë arritur fitime të mëdha gjatë këtyre viteve. Ai ka apeluar që qeveritë e ardhshme të kenë parasysh rëndësinë e një dialogu të hapur dhe produktiv ndërmjet sektorit publik dhe atij privat, për të stimuluar rritjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë.

    ‘’Mirëpo një qasje të tillë e ka ngufatë ekonominë dhe si pasojë e mos realizimit të projekteve kapitale bizneset shumica janë të mbyllura dhe adresa e vetme ka mbet për to drejt bankave komerciale. Bankat kanë fituar shumë gjatë këtyre viteve pasi sektori privat ka qenë i ngulfatur. Qeveritë e ardhme duhet ta kenë parasysh rëndësinë e dialogut’’, deklaroi Gërxhaliu për FrontOnline.

    Nga Rubrika
    Euro202017 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 746 tiketa trafiku gjatë 24 orëve të fundit. Gjatë kësaj periudhe kohore kanë ndodhur...
    Euro202017 Dhjetor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abidixhiku ka thënë se suksesin e mësimit gjithëditor në Prishtinë do ta zgjerojnë fillimisht në pesë...
    Euro202017 Dhjetor 2024
    Sapo është operuar dhe ka dalë nga salla njëri prej tre policëve që po trajtohen në QKUK pas vetaksidentit që ndodhi në...
    Të tjera
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Dy vetura janë ndaluar në magjistralen Gjilan-Ferizaj, ku gjatë kontrollit të tyre është vërejtur se brenda ishin katër emigrantë nga India dhe...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Gjatë dhjetë muajve nga janari deri në tetor, 1 mijë e 408 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Numri më...
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Dy burra në Rahovec kanë dhunuar psiqikisht dhe fizikisht një grua. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas...
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Një stallë me ushqim bagëtish, shtatë panele solare dhe një kompresor për ngjyrosje janë përfshirë nga zjarri të hënën në Skenderaj. Policia...
    Kronika17 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në fshatin Mollopolc të Shtimës, meqë i njëjti ditë më parë kishte...
    Lajme17 Dhjetor 2024
    Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, për FrontOnline, thotë se për katër vite Qeveria “Kurti” ka dështuar të realizoj investimet kapitale. ‘’Për këto...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.