×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi i seancës, Bajqinovci: Opozita do reflektojë shumë shpejt, Konjufca pjesë e qeverisë

    FrontOnline
    29 Prill 2025

    Mefail Bajqinovic, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar pas dështimit të radhës së konstituimit të Kuvendit, duke thënë se arsyeja se pse sot kandidatja e kësaj partie për të parën e Kuvendit mori më pak vota, ishte sepse munguan disa deputetë.

    Ai po ashtu ka thënë se beson që sipas tij, opozita do të reflektojë, dhe se e njëjta do ta votojë Albulena Haxhiun për të parën e Kuvendit.

    ‘‘Jo nuk po bien, tregoi edhe kryetari i Kuvendit zoti Konjufca që na mungojnë disa deputetë, dhe asgjë nuk patë më se që dihet. Opozita po këmbëngul që mos të votohet kandidatja për kryetare të kuvendit zonja Albulena Haxhiu, kur dihet se Kushtetuta tregon shumë qartë se propozimi na takon ne, ne kemi propozuar kandidaten me të votuar në vend, gruan më të votuar në vend, dhe unë besoj që duhet me reflektuar. Mos të humb kohën popullit.  Ne propozojmë, pse duhet me ndërru. Kështu që ne kemi thënë dhe vazhdojmë të jemi aty, dhe besoj që do të reflektojë shumë shpejt edhe opozita. Përpara kanë zgjat me katër pesë muaj, ne i kemi 15 ditë, dhe unë besoj do të reflektojë brenda një kohe shumë të shkurt edhe opozita, dhe do ta mandatojmë kryetaren e kuvendit’’, ka thënë ai.

    I njëjti është deklaruare dhe për çështjen e marrëveshjeve, me NISMA-n e Fatmir Limajt, duke thënë se diskutime ka.

    Po ashtu,   ai është deklaruar edhe për mundësinë e rikandidimit të Glauk Konjufcës, për kryetar të kuvendit duke thënë se ‘’janë fjalë të mediave’’.

    Tutje, ai ka thënë se Konjufca mund të bëhet pjesë e qeverisë.

    ‘‘Unë besoj që ka diskutime dhe gjithçka do ta merrni vesh me kohë.  Jo janë fjalë më shumë të mediave. Absolutisht të gjithë kemi qenë të kënaqur, por  unë mendoj që gjithçka do të reformohet në aspektin që mund të kemi pjesë të qeverisë edhe zotin Konjufca’’, ka thënë ai para gazetarëve.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Maj 2025
    Në Komunë e Prishtinës ka ndodhur një rast i tentim-korrupsionit, ku një qytetar dyshohet se ka ofruar ryshfet në vlerë prej 2,000...
    Lajme30 Maj 2025
    Luan Dalipi, shef i kabintetit të Albin Kurtit, ka konfirmuar raportimet se vëllai i tij Driton Dalipi, ‘po e provon fatin në...
    Lajme30 Maj 2025
    Zyrtari i lartë i AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se vendi është afër një katastrofe ekonomike për shkak të asaj që po...
    Të tjera
    Lajme30 Maj 2025
    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila pak ditë më parë ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese përmes të cilën këkron...
    Vip30 Maj 2025
    Pa bërë zhurmë e larg syrit të medias, Gjesti dhe Egli po vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të Big Brother...
    Sport30 Maj 2025
    Real Madridi tashmë ka njoftuar se e e ka zyrtarizuar nënshkrimin me mbrojtësin anglez, Trent Alexander-Arnold. Ai i është bashkuar gjigantit spanjoll...
    Lajme30 Maj 2025
    Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku ka kujtuar dy luftëtarë të lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku...
    Lajme30 Maj 2025
    Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se është interesante të shihet se si disa këshilltarë të Albin Kurtit...
    Lajme30 Maj 2025
    Me çmime që nuk janë thjesht të ulëta, por që bëjnë diferencën reale në buxhetin e përditshëm të qytetarëve, kjo kompani ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.