×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështimi i konstituimit të Kuvendit/ Juristët tregojnë se cilët janë hapat e radhës

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Përpjekja për konstituimin e Kuvendit dështoi në seancën e së martës, pasi opozita nuk mori pjesë në votimin për themelimin e Komisionit për Verifikimin e Mandateve.

    Ky zhvillim shkaktoi përplasje të reja politike, me Vetëvendosjen që akuzoi opozitën për bllokim të institucioneve dhe për veprime që bien ndesh me interesin shtetëror.

    Ndërkohë, opozita ka kushtëzuar pjesëmarrjen e saj me dorëheqjen e Kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke deklaruar se vetëm një hap i tillë mund të hapë rrugën për rifillimin e procesit institucional.

    Lidhur me mbarëvajtjen e këtij procesi se çka pritët të ndodhë pas dështimit të kësaj seance për “Front Online” kanë folur njohës e fushës.

     

    Baraliu për dështimin në Kuvend: Nëse ka pakënaqësi, çështja mund të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese

    Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, ka folur për “Front Online” pas dështimit të formimit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve, duke e cilësuar situatën si një përpjekje të pashembullt për të bllokuar vetveten dhe shtetin.

    Ai tha se brenda 48 orëve duhet të thirret një seancë e re.

     “Duhet brenda 48 ore të thirrët seanca tjetër dhe të vazhdojnë betejat politike mes opozitës dhe pozitës, kjo është e pashembullt përpjekje për të bllokuar vetveten, shtetin, institucionet”, shprehet ai.

    Sipas Baraliut, presidentja Osmani sipas nenit 84 mund të ketë një përgjigje, ndërsa në rast pakënaqësish, çështja mund të dërgohet edhe në Gjykatën Kushtetuese.

    “Meqë Vjosa Osmani e ka caktuar me Kushtetutë këtë datë të seancës e ka kompetencën e ka kryer detyrën e saj, bazuar në nenin 84 të Kushtetutës një nga obligimet e autorizimet e presidencës është edhe kujdesi për mbarëvajtjen dhe funksionimin e institucioneve shtetërore mund të ketë një përgjigje. Mund të shkojë edhe në Kushtetuese nëse ka pakënaqësi por mund të jetë një zvarritje e krijimit te institucioneve”, deklaroi Baraliu.

     

    Cakolli: Presidentja s’ka punë me seancën tjetër, duhet ta caktojë kryesuesi

    Pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) tha për “Front Online” se përgjegjësia për hapat e mëtejmë tashmë bie mbi Kuvendin dhe partitë politike, ndërsa roli i Presidentes ka përfunduar me thirrjen e seancës.

    “Presidentja e vendit nuk ka rol konsultativ e as këshillues në raport me deputetë. Tash është në përgjegjësinë e kryesuesit të seancës që të organizojë dhe të mbledh deputetë në një seancë të radhës më së largu 48 orë nga momenti i dështimit. Për shkak se nuk ka arsye që presidentja të caktojë një seancë të re. Në bazë të aktgjykimeve në fuqi të Gjykatës Kushtetuese seanca konstituive thirret vetëm një herë, ajo mund të dështojë sikur ka qenë përvoja në vitin 2014 përafërsisht 6 muaj. Kjo nënkupton që një seancë e re duhet të mbahet më së voni të enjten paradite”, deklaroi Cakolli.

     

    Lëvizja “FOL”: Seanca e Kuvendit duhet të thirret brenda 48 orëve nga Avni Dehari

    Viona Bunjaku nga Lëvizja “FOL” është deklaruar për “Front Online” pas dështimit të formimit të Komisionit për Verifikimin e Mandateve në seancën konstituive të Kuvendit.

    Sipas Bunjakut, Komisioni duhet të shqyrtojë përsëri mandatet e deputetëve, ndërsa pas përfundimit të këtij procesi, duhet siguruar që partia fituese të ketë votat e mjaftueshme për miratimin e raportit për mandatet.

    “Hapat tutje janë që seanca duhet të thirret prapë nga Kryesuesi i Kuvendit në këtë rast Avni Dehari brenda 48 orë dhe që Komisioni të shqyrtojë edhe njëherë mandatet e deputeteve e pasi janë shqyrtuar duhet siguruar që partia që ka fituar shumicën të ketë edhe votat për votim të atij Raporti”, delaroi Bunjaku.

     

    Nga Rubrika
    Lajme13 Maj 2025
    Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se opozita nuk i ka votat e mjaftueshme për...
    Lajme13 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në stacionin policor në Fushë Kosovë është paraqitur një qytetare e cila ka raportuar...
    Lajme13 Maj 2025
    Në një reagim të drejtpërdrejtë gjatë emisionit Debat Plus, Hykmete Bajrami i është përgjigjur Dimal Bashës së Lëvëzjes Vetëvendosje se pse nuk...
    Të tjera
    Lajme13 Maj 2025
    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me konstituimin e...
    Sport13 Maj 2025
    Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova, ka luajtur 33 ndeshje për Club Brugge këtë sezon ku ka shkëlqyer përkundër moshës së...
    Bota/Rajoni13 Maj 2025
    Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka uruar Edi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren e zgjedhjeve të 11 Majit. “Urime për Edi...
    Vip13 Maj 2025
    Një zhvillim i papritur në skenën muzikore shqiptare ka tërhequr vëmendjen e publikut, Dafina Zeqiri dhe Fero janë parë bashkë, duke ngjallur...
    Lajme13 Maj 2025
    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj sonte ka folur në lidhje me takimin e krerëve të parive politike, me presidenten Vjosa Osmani. Ai...
    Lajme13 Maj 2025
    Sot, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, së bashku me anëtarë të kryesisë, u prit në takim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.