×
  • Hulumtime
  • Hulumtime

    Dështim spektakolar i Qeverisë “Kurti” me investime kapitale (Statistika)

    FrontOnline
    30 Korrik 2024

    Ka kaluar gjysma e vitit 2024, ndërsa disa Ministri të Qeverisë “Kurti” nuk kanë arritur ta shpenzojnë asnjë cent të vetëm në projektet e planifikuara kapitale, raporton portali “FrontOnline”.

    Përpos disa Ministrive me zero për qind investime kapitale në gjysmën e parë të vitit, shumë Ministri kanë ngelur në statistika një shifrore në kategorinë e investimeve  të tilla.

    Sipas raportit gjashtë mujor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, të cilin e posedon portali “FrontOnline”, vetëm Ministria e Mbrojtjes dhe Zyra e kryeministrit kanë arritur ta shpenzojë buxhetin e planifikuar për investime kapitale për këte periudhë, përkatësisht 52 dhe 82%. Ndërsa të gjitha Ministritë tjera kanë dështuar keq në këtë drejtim.

    Bazuar në raportin gjashtë mujor të buxhetit për këtë vit, shpenzimet kapitale nga organizatat buxhetore arritën vlerën prej vetëm 196.60 milionë euro, duke arritur kështu normën e ekzekutimit në 21% krahasuar me vlerën totale të buxhetuar për këtë kategori.

    Investimet kapitale/ Dështojnë keq Peci, Krasniqi, Rashiq dhe Konjufca

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, mburret vazhdimisht me punën në këtë dikaster qeveritar, kryesisht në shpërndarjen e subvencioneve për fermerët, mirëpo për gjysmën e parë të këtij viti nuk e ka realizuar asnjë projekt kapital.

    Njejtë si Peci, asnjë projekt kapital nuk e ka realizuar as ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, raporton Front Online.

    Listës së ministrave që kanë dështuar me projekte kapitale i është bashkuar edhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq. Hiç më shumë punë kapitale se Peci, Krasniqi dhe Rashiq nuk ka bërë as kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca.

    Ministria e Bujqësisë                                           0% shpenzime kapitale

    Ministria e Pushtetit Lokal                                0% shpenzime kapitale

    Ministria e Kthimit                                                0% shpenzime kapitale

    Kuvendi i Kosovës                                                0 % shpenzime kapitale

     

    Presidentja Osmani dhe ministrat Hajdari, Haxhiu, Murati dhe Nagavci me pak projekte kapitale të filluara

    Pak më mirë se 3 ministra dhe kreu i Kuvendit, kanë dalë në raport Ministria e Tregtisë, e cila udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila për gjashtë muaj ka arritur ta shpenzojnë vetëm 1% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale.

    Ministria e Drejtësisë, e cila udhëhiqet nga Albulena Haxhiu, ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Në statistika një shifrore të shpenzimit të buxhetit ka ngelur edhe Ministria e Financave, e cila udhëhiqet nga Hekuran Murati, përkatësisht 6% dhe Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci me 8%.

    As Zyra e presidentes, Vjosa Osmani, nuk ka shpenzuar më shumë se 1% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, raporton Front Online.

    Zyra e Presidentes                                              1 % shpenzime kapitale

    Ministria e Tregtisë                                            1% shpenzime kapitale

    Ministria e Drejtësisë                                       2 % shpenzime kapitale

    Ministria e Financave                                         6 % shpenzime kapitale

    Ministria e Arsimit                                               8% shpenzime kapitale

     

    Çeku, Rizvanolli, Sveçla, Gërvalla dhe Vitia nuk e kanë shpenzuar as 20% të buxhetit të planifikuar

    Ministria e Kulturës, e cila udhëhiqet nga Hajrulla Çeku, për 6 muaj të këtij viti ka shpenzuar vetëm 11% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale. Pak më mirë se Çeku qëndrojnë homologët e tij nga Ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të cilët e kanë shpenzuar vetëm 13% të buxhetit të planifikuar.

    Ministria e Jashtme ka shpenzuar 16 për qind të buxhetit për investime kapitale, Ministria e Shëndetësisë 18 % të buxhetit për investime kapitale, Ndërsa Ministria e Zhvillimit Rajonal ka shpenzuar vetëm 19% të buxhetit.

     

    Ministria e Kulturës                                   11 % shpenzime kapitale

    Ministria e Ekonomisë                              13 % shpenzime kapitale

    Ministria e Brendshme                              13 % shpenzime kapitale

    Ministria e Jashtme                                    16 % shpenzime kapitale

    Ministria e Shëndetësisë                        18 % shpenzime kapitale

    Ministria e Zhvillimit Rajonal                    19 % shpenzime kapitale

     

    Kurti dhe Maqedonci prijnë me shpenzime kapitale

    Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës për 6 muaj ka shpenzuar 23% të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, shumë më pak se plani për këtë vit.

    Më së miri nga ministrat e kabinetit “Kurti” qëndron Ejup Maqedonci, i cili ka shpenzuar 52% të buxhetit dhe Zyra e kryeministrit Kurti që ka shpenzuar 82 % të buxhetit

     

     Investimet kapitale të nivelit qendror

    Kuvendi 0%

    Zyra e Presidencës 1%

    Zyra e Kryeministrit 82%

    Ministria e Financave 6%

    Ministria e Bujqësisë 0%

    Ministria e Tregtisë 1%

    Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës 23%

    Ministria e Shëndetësisë 18%

    Ministria e Kulturës 11%

    Ministria e Arsimit 8%

    Ministria për Komunitete dhe Kthim 0%

    Ministria e Pushtetit Lokal 0%

    Ministria e Ekonomisë 13%

    Ministria e Brendshme 13%

    Ministria e Drejtësisë 2%

    Ministria e Jashtme 16%

    Ministria e Mbrojtjes 52%

    SHSKUK 12%

    Ministria e Zhvillimit Rajonal 19%

    Nga Rubrika
    Hulumtime19 Nëntor 2024
    Një tender në vlerë prej 15 milionë €, të cilin ia kishte dhënë Ministria e Punëve të Brendshme që udhëhiqet nga Xhelal...
    Hulumtime15 Tetor 2024
    Shkruajnë: Lavdim Hamidi & Aulona Konjuhi Qindra vetura zyrtare janë pajisur me targa civile gjatë dy viteve të fundit, kryesisht për shkak...
    Hulumtime19 Shtator 2024
    Një tender prej hiç më pak se 3.3 milionë euro për ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Vushtrrisë po dyshohet...
    Të tjera
    Sport24 Dhjetor 2024
    Manchester City nuk do të ndalojë përgatitjet as gjatë ditëve të festave. Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se skuadra e tij do...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Momente argëtuese kanë kaluar sot banorët e shtëpisë më të famshme në vend. Ndërsa shijonin melodi festive për festat e fundvitit, banorët...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Rovena ka bërë një diskutim me disa prej banorëve të shtëpisë, për rrjetet sociale. Shit-blerja e ndjekësve, ishte temë kyçe e kësaj...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka emëruar më parë dy idhujt e tij të futbollit, pasi ka luajtur kundër të dy lojtarëve gjatë karrierës së...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.