×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështim i plotë i Qeverisë “Kurti”/ Nga 700 milionë € buxhet për investime kapitale për vitin 2025, rreth 650 milionë € të bartura nga viti 2024

    FrontOnline
    21 Nëntor 2024

    Me 59 vota pro dhe dy abstenime, Kuvendi i Kosovës, ka votuar në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2025, i cili kap vlerën prej 3.6 miliardë euro.

    Për kryeministrin Albin Kurti, prioritet i tij dhe Qeverisë së tij, përmes këtij buxheti është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik si dh rritja e mirëqenies së qytetarëve si dhe rritja e numrit të vendeve të punës.

    Madje, sipas kryeministrit Albin Kurti buxheti për vitin e ardhshëm është 9% më i lartë se sa buxheti i këtij viti apo 60% më i lartë se buxheti i vitit 2020.

    “Kam nderin dhe kënaqësinë që sot para jush të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt të mandatit, për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Siç tashmë edhe e dini, buxheti për vitin 2025 është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro apo rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit 2024, ose 60% më i lartë sesa buxheti i vitit 2020.” Kishte thënë kryeministri Kurti.

    Me gjithë mburrjen për rritjen e buxhetit nga viti i kaluar, ku një pjesë e madhe prej tyre do të shkojnë për projekte kapitale, raportet e rregullta buxhetore kanë dëshmuar se Qeveria e Kosovës ka dështuar keq në realizimin e investimeve kapitale për vitin 2024.

    Sipas një dokumenti të përgatitur nga Kuvendi i Kosovës, ku analizohet buxheti për vitin 2025, buxheti i përgjithshëm për investime kapitale i nivelit qendror për vitin 2025 arrinë shumën prej rreth 700 milionë euro, prej të cilave 649.8 milionë euro apo 93% janë projekte të papërfunduara nga viti 2024, përderisa vetëm 49.5 milionë euro, apo 7%, jaanë projekte të reja, raporton portali FrontOnline.

    Rukiqi: Përfundoi mandati 4-vjeçar i Qeverisë “Kurti” pa asnjë projekt kapital

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, njëherit ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka ngecur sa i përket realizimit të projekteve.

    ‘’Kjo qeveri as këto projekte që i kanë pasur nuk  i kanë përfunduar’’, tha Rukiqi për FrontOnline.

    Rukiqi tha se përgjatë këtij mandati katër vjeçar të Qeverisë “Kurti” nuk ka nisur ndonjë projekt kapital.

    ‘’Asnjë projekt i ri nuk është nisur përgjatë këtij mandati katër vjeçar kështu që nuk pres as të nis ndonjë projekt e as nuk ka ndonjë projekt të madh me rëndësi kapitale’’, përfundoi Rukiqi.

    Shala: Projektet e reja kapitale në buxhetin e vitit 2025 janë simbolike

     

    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, u shpreh skeptik lidhur me realizimin e projekteve kapitale kjo për arsye se sipas tij këto të fundit nuk janë realizuar qe 4 vite.

    ‘’ Nisur nga praktikat e viteve që lamë pas përgjatë mandatit të kësaj qeverie ne nuk mund të besojmë që do të realizohen projektet kapitale, sepse nuk janë realizuar qe katër vite dhe kemi mbetur  ose mos shpenzim të parasë në investime kapitale si rezultat i  pa aftësisë në realizimin e këtyre projekteve’’, tha Shala për FrontOnline.

    Shala tha se shuma e mjeteve të buxhetit për projekte të reja është simbolike krahasuar me ato që parimisht nuk janë realizuar gjatë këtyre viteve e sipas tij në këtë relacion ka mos përputhje në mes asaj se çfarë planifikohet dhe çfarë realizohet

    ‘’ Në këtë relacion edhe shuma e mjeteve të buxhetit për projekte të reja është simbolike, krahasuar me ato që parimisht që nuk janë realizuar gjatë këtyre viteve. Në këtë relacion kemi një mos përputhje në mes të asaj çfarë planifikohet dhe asaj që realizohet e kjo reflekton në dëm ekonomik dhe mungesë të realizimit të projekteve strukturore dhe zhvillimore në vend’’, përfundoi Shala.

     

    Kryetari i Odës Ekonomike: Të rriten investimet kapitale, struktura e tyre në buxhet të jetë më e larta se çdo shpenzim tjetër

     

    Lulzim Rafuna, kryetar I Odës Ekonomike, ka kërkuar që buxheti i Kosovës të fokusohet më shumë në investimet kapitale dhe të alokojë mjete më të mëdha për këtë kategori.

     ‘’Kërkesa jonë gjithmonë ka qenë që të kemi sa më shumë mjete për investime kapitale, pra që në buxhetin e Kosovës struktura e shpenzimeve të kapitalit të jetë më e lart se cdo shpenzim tjetër në cdo strukturë’’, tha Rafuna për FrontOnline.

    Në një deklaratë për FrontOnline Rafuna theksoi se, megjithëse ka një ngritje të buxhetit krahasuar me vitin e kaluar, kjo nuk është e mjaftueshme sipas tij.

    Ai shprehu shqetësimin se, përkundër planifikimit të fondeve të mëdha për projekte kapitale, realizimi i tyre ka mbetur mjaft i ulët.

    ‘’ Nëse e krahasojmë me vitin e kaluar ka një ngritje mirëpo jo ngritje të mjaftueshme

    Por edhe përkundër kësaj ne shqetësimin  e kemi si sektor privat  e kemi te mos implementimi I asaj shume që po paraqitet në buxhet , pra realizimi dhe implementimi po është shumë më I vogël sesa planifikimi I paraparë në buxhetin e shtetit’’, tha Rafuna.

    Rafuna tha se të gjitha institucionet e vendit duhet të jenë më serioze në hapjen dhe mbylljen e procedurave ligjore për të mundësuar implementimin e projekteve dhe të sigurohet një shpenzim cilësor i fondeve.

    ‘’ Tani kërkesa jonë është që të shpenzohet sa më shumë shuma e planifikuar port ë shihet mundësia edhe të shtohet më shumë dhe të gjitha institucionet e vendit duhet të jenë shumë mazhure në hapjen e procedurave ligjore dhe mbylljen e të gjitha proceduarve që kërkohet në mënyrë që të nis implementimi I projekteve dhe t shpenzohet në mënyrë kualitative shuma e paraparë’’, përfundoi Rafuna.

     

     

    Dreshaj: Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale

     

    Qeveria e Kosovës nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur investimeve kapitale, thotë kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj.

    Derisa thekson nevojën për investime të tilla si dhe avancim të infrastrukturës, Dreshaj thotë se rritja ekonomike e vendit është më e ulët se në vitin 2019.

    Norma e rritjes ekonomike realisht vijon të jetë më e ulët sesa ka qenë në vitin 2019, para pandemisë. Natyrisht, baza ekonomike e vendit ka shënuar rritje në këto vitet e fundit dhe rrjedhimisht i bie që një normë rreth 3.9 për qind me të cilën besoj se do të mbyllim vitin 2024

    Shtyllat kryesore në të cilat bazohet rritja ekonomike e vendit, nuk po vije në përdorim maksimal, këtu është fjala kryesisht për investimet kapitale të cilave kjo qeveri nuk u ka kushtuar rëndësinë e duhur”, thotë Dreshaj.

    Ai konsideron se ritmi i investimeve kapitale është i ngadaltë, derisa thekson se në këtë drejtim duhet të ketë dinamikë më të madhe dhe po ashtu nisje të projekteve të reja.

    ‘’Ritmi është goxha i ngadaltë dhe duhet të jetë një dinamikë shumë më e madhe dhe natyrisht nisje të projekteve të tjera. Vendi ka nevojë për avancimin e infrastrukturës së saj transportuese dhe ky këtu duhet të jetë fokusi i Qeverisë së Kosovës, dhe jo vetëm për të avancuar infrastrukturën rrugore dhe tjetër, por edhe për shkak të ndikimit ose efektit multiplikativ që investimet e tilla kapitale kanë gati të gjitha hallkat e zingjirët e ekonomisë së vendit”, thotë Dreshaj për portalin FrontOnline.

    Si Lidhje e bizneseve të Kosovës, ata kanë kërkuar që të rritet buxheti për investimet kapitale për vitin 2025 dhe po ashtu të rritet buxheti për mbështetjen e sektorit privat e mbi gjitha për prodhimin vendor.

    ‘’Për fatkeq, edhe ky buxhet nuk premton për një zhvillim ekonomik e as për një rritje të prodhimit. 1Ne kërkojmë që të planifikohet më mirë projektet, të përgatiten dhe të iniciohen më kohë sepse edhe kjo shumë e vogël që po planifikohet në buxhet për fatkeq nuk po realizohet as 50% i planifikimit’’, përfundoi Dreshaj.

    /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani sot në orën 9:30, do ta mbajë adresimin vjetor në Kuvendin e Kosovës. Nga presidenca njoftojnë se e para...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Probleme me rrymën ka në disa rajone të Kosovës të premten për shkak të kushteve atmosferike. Kompania Kosovare për Distribuim me Energji...
    Të tjera
    Lajme21 Nëntor 2024
    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, njëherit ish-kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës ka...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare – shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2025....
    Bota/Rajoni21 Nëntor 2024
    Presidenti amerikan Joe Biden mbushi dje 82 vjeç dhe u bë presidenti më i vjetër në detyrë në historinë e SHBA. Biden...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Reagimet në rrjetet sociale nuk po ndalen pas një gjëje jo fort të zakonshme që ndodhi në Serbi. Radio Televizioni i Serbisë,...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ditën e sotme do të mbajë seancë plenare Presidentja e Republikës së Kosovës do t’i drejtohet deputetëve në Kuvend...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.