×
  • Front TV
  • Front TV

    “Dështakët” e koalicionit s’e kalojnë Pakon e Rimëkëmbjes, paralajmërohet krizë e madhe ekonomike

    FrontOnline
    08 Tetor 2020

    Për të gjashtën herë, ka dështuar votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi që nuk ka arritur t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u miratim nga legjislativi.

    Këto dështime të një pas njëshme, po i sheh me shumë pasoja drejtori i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka.

    Zeka tha se moskalimi i Projektligjit për të gjashtën herëështë për keqardhje dhe tregon mos vendosmërinëpolitike e cila lë shumë për të dëshiruar.

    “Ky tentim i radhës, pra i gjashti i pasuksesshëm për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është për keqardhje e para për shkak se tashmë edhe ndërmarrjet e sektori privat, por edhe qytetarët kanë pritshmëri të larta për sa i përket mundësive që ata besojnë që ato do të hapen pas kalimit të një projektligji të tillë që do të mundëson edhe zbatimin e masave nga programi i rimëkëmbjes”, tha ai për Front Online.

    Ai tha se përgjegjësia për moskalimin e Projektligjit për Rimëkëmbje bie tepartitë në pushtet duke mos i përjashtuar edhe deputetët e opozitës.

    “Përgjegjësia në radhë të parë rëndon mbi partitëpolitike që e drejtojnëQeverinë për momentin, por natyrisht pjesë e këtijkonsensusi do të duhet ëishin edhe deputetët e partive opozitare që do të duheshin të kalojnë si të them qoftë mospajtimet politike apo edhe ambiciet e tjera ose synimet individuale të partive pjesë e të cilave ata janë”, tha tutje ai për Front Online.

    I pyetur se cilat do të jenë pasojat në ekonomi në rast se nuk votohet ky Projektligj, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, për FrontOnline, tha se do të pamundësohet nisja e zbatimit të masave nga Pakoja për Rimëkëmbje.

    “Dëmi ështësiç e thash që pamundësia e nisjes të masave nga Pakoja e Rimëkëmbjes, ky Projektligj përfshin ata që tashmë po referohet si tërheqja e 10% të mjeteve të kursimeve pensionale, por megjithatë do të ketë njëefekt i nxitjes së kërkesës agregate në vend sidomos për këta muaj kur parashihet që do të ketë njëkrizë më të madhe brenda sektorit privat”, u shpreh ai për Front Online.

    Zeka tha, se për tu votuar ky projektligj Qeveria duhet të ketë konsensus me partitë politike duke e marrë për bazë edhe Projektligjin e propozuar nga PDK-ja.

    Ndërsa njohës i ekonomisë,Musa Limani,  në një përgjigje për FrontOnline, tha se  për të kaluar ky Projektligj, partitë politike të cilat janë pjesë e Qeverisë duhet t’i bëjnë ftesë opozitës për të formuar një komision i cili do ta bënë një ligj më të arsyeshëm.

     

    Kërkohet bashkëpunimi pozitë-opozitë që vendi të mos futet në krizë ekonomike

    “Nuk është hera e parë që në Kuvend nuk kolon një Projektligj që është më rëndësi për Kosovën dhe për popullin e saj dhe unë mendoj duke mos pasur qasje në këtë ligj ndoshta i ka edhe mangësitë e veta, por tëdy palët qoftë të pozitës qoftë të opozitës e kanë gabim. Gabimi qëndron në atë se pozita duhet me i ftu deputetët e opozitës në qoftë se kanëvërejtje, kanëamendamente dhe  me formu një komision dhe me formu një ligj i cili është i arsyeshëm dhe është në interesin e ekonomisë sëKosovës  dhe mevotu në Kuvend”, tha ai për Front Online.

    E sipas njohësit të ekonomisëmoskalimi i këtij Projektligji në një të afërme të afërt do të sjellë një krizë ekonomike në vend të krijuar pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

    “Moskalimi i këtij ligji paraqet inatet mes pozitës dhe opozitës  duke i ruajtur pozitat e tyre  mirëpo po pëson ekonomia e Kosovës dhe kjo ekonomi tani gjendet në njëpozitë të vështirë për shkak tëpandemisë dhe  nëse nuk mbështetet nga ana e Qeverisë do të vjen deri në njëkaos në njëkrizë të madhe dhe faji do të bie mbi deputetët, prandaj ata e kanë një përgjegjësi  për arsye se janëpërfaqësuesit e popullit dhe populli i ka votuar me mbrojt interesin e popullit, jo për interesat e tyre”, tha ai për Front Online.

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Përfaqësuesi i VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarit joprokuror të...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Policia e Kosovës sot u njoftua për një valixhe të dyshimtë afër një ndërtese banimi sot në Ferizaj. Policia tha se në...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Ndërhyrjet në fotografi po bëhen me të madhe nga shumica e përdoruesve të rrjeteve sociale. E radhës që ka dështuar me editimin...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Mëngjesin e sotëm Vullneti ka vendosur të hakmerret ndaj Gjestit, Drilonit dhe Leos për prishje të gjumit dhe qetësisë gjatë  natës. Ai...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.