Kombëtarja e Kosovës në Basketboll ka regjistruar humbje të rëndë sonte ndaj Zvicrës.
‘Dardanët’ janë mposhtur nga kombëtarja helvete me rezultat 75-43.
Ky duel vlente për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2027.
Zvicra tani ka tre fitore, ndërsa Kosova një fitore e dy humbje. Vendasit në renditjen e FIBA-s janë në vendin e 61-të, kurse të 32-tin në Evropë. Kosova është në vendin e 74-t në botë dhe të 35-tin në Evropë./Sinjali/