Chelsea ka dëshpëruar në ndeshjen e sontme finale të garës së madhe angleze, Kupa FA.
Në finalen e kësaj gare, “Të Kaltërit” janë përballur me Leicester Cityn, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në “Wembley” i takoi skuadrës së Brendan Rodgersit me rezultat minimal, 0:1.
Golin e vetëm dhe të fitores për “Dhelprat” e realizoi Yuri Tielemans në minutën e 63-të të ndeshjes.
Chelsea e realizoi golin e barazimit në çastet e fundit të ndeshjes, por që i njejti u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.
Ndryshe, skuadra e Thomas Tuchelit tani e ka mendjen te finalja e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me Manchester Cityn./FrontOnline/